Tiranë (start)-Ka nisur rreth orës 12, dy orë me vonesë seanca parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët grevistë janë ulur përballë kolegëve të tyre, në një parullë të vendosur mbi tavolinën e ministrave, ku shkruhej që Vota është e shenjtë. Jak Ndoka deputet i Partisë Demokristiane, njëri prej grevistëve tha se seanca nuk është kushte normale, në mënyrë që të zhvillohet, ndërsa kërkoi t’i jepet fund deformimit të votës.



Ndërsa deputeti rebel demokrat Spartak Ngjela, tha se ende nuk është vendosur demokracia në Parlament, ndërsa theksoi se “ky është Parlament pa dinjitet”. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Prifti tha se vota nuk duhet të kontrollohet vetëm nga dy partitë e mëdha.