Hashim Thaci nisi perpjekjet per te marre edhe nje mandat ne krye te Qeverise se Kosoves. Te enjten PDK e nominoi per postin e Kryeministrit. Ne fjalen e tij ai premtoi se brenda pesembedhjete muajve te pare te mandatit te dyte kosovaret do te levizin pa viza ne Europe. Opozita nuk i beson ketij premtimi.


Nga Valmir Klaiqi me 26 nentor 2010 ne ora 0803

Se pari Kosova.

Ky eshte slogani me te cilin Lideri i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci synon te fitoje serish zgjedhjet nacionale dhe te rizgjedhet ne postin e Kryeministrit.



PDK mbajti te enjten pasdite konventen e saj solemne ne te cilen Kryetarin e saj Hashim Thacin e nominoi per postin e Kryeministrit.



Salla e Kuqe ne Pallatin e Rinise ne Prishtine ishte shnderruar ne te kalter me nje perkujdesje te vecante per te treguar vizionin e PDK146se vizionin pro europian.



Edhe slogani i partise edhe gjithcka tjeter qe dukeshin ne sallen ku mbahej konventa e PDK146se ishin dizajnuar me ngjyra te flamurit kosovar dhe atyre europiane.



Shtabi zgjedhor i PDK146se ishte kujdesur qe nominimin e liderit te partise se tyre mos ta bejne shkel e shko por duke e arsyetuar dhe duke argumentuar nepermjet shtresave te ndryshme te popullsise dhe nepermjet pamjeve ne nje projektor ne te cilin u transmetua edhe nje monografi e shkurtet per punen e Hashim Thacit ne mandatin e tij tre vjecar.



Nuk u la pa u permendur se Thaci eshte quajtur ne SHBA George Washington i Kosoves.

Konventen e se enjtes e hapi profesoresha dhe aktorja Ilire Vinca e cila beri thirrje per nje mbeshtetje te Hashim Thacit sepse sipas saj gjate qeverisjes se tij secila kategori e popullsise ne Kosove ka pasur avancim dhe mireqenie me te mire.



Per ta nominuar Hashim Thacin si kandidat per Kryeminister edhe per nje mandat PDK kishte zgjedhur Hajredin Kucin i cili e prezantoi Shefin e tij si nje personalitet qe ka arritur te kaloje shume sfida. Tek Thaci sipas Kucit pervec popullit te Kosoves besojne dhe e kane partner te fuqishem edhe Shtetet e Bashkuara edhe Bashkimi Europian.



147Secili nga ju ne kete salle dhe jashte saj por edhe ne bote e dine emrin e nje njeriu i cili njihet si clirimtar ne Kosove si politikan dhe burreshtetas me fame boterore. Secili nga ne kemi lexuar per te kemi pare apo degjuar per punen e tij secili qytetar ne rajon dhe me gjere ka perjetuar punen dhe suksesin tij148 tha Kuci ne fillim te fjales se tij.



Sipas Zevendeskryeministrit ne largim kandidati i PDK146se per Kryeminister Hashim Thaci paraqet synimin per Kosoven shtet modern dhe demokratik.



147Eshte simbol i luftes sone per liri dhe eshte simbol i Pavaresise se vendit tone dhe eshte synim i vendit tone per integrimet ne Union Europian dhe ne NATO148 tha Kuci.



Mbarimi i fjalimit te Kucit zgjoi gjithe te pranishmit ne kembe duke brohoritur emrin e Hashim Thacit i cili menjehere u paraqit ne foltore.



Liberalizimi i vizave ne 15 muajt e pare te qeverisjes anetaresimi ne NATO dhe perafrimi i vendit per anetaresim ne Bashkimin Europian ishin tri nga premtimet kryesore qe i nominuari i PDK146se i permendi gjate fjalimit te tij.



147Me nderin dhe pergjegjesine me te madhe e pranoj serish kandidimin per Kryeminister te ardhshem te Qeverise se Republikes se Kosoves edhe per mandatin e ardhshem kater vjecar. Para tri vitesh ne se bashku PDK146ja e nisi rrugen e saj per t146i ofruar vendit tone vizion dhe qytetareve tane shprese optimizem besim dhe ndryshim. Per tri vite ne e ndryshuam per te mire vendin tone Kosoven tone. Prandaj me fitoren e radhes te PDK146se me 12dhjetor ndryshimi per Kosoven do te fuqizohet edhe me teper148 ka thene kryetari i PDK146se Thaci.



Ai kujtoi premtimet qe kishte dhene me 2007 te cilat sic tha Thaci jane permbushur ne teresi.



147Secili nga ne duhet te kujtoje qe se bashku kemi arritur shume ne tri vitet e fundit. Ne kemi shpallur Kosoven te pavarur te lire dhe sovrane. Vendin tone e kemi bere me Kushtetute dhe ligje moderne me institucione te plota dhe demokratike me diplomaci funksionale. Kemi krijuar FSK146ne - ushtrine e ardhshme te Kosoves institucionet e sigurise ambasadat dhe sot Kosova funksionon si shtet modern dhe i konsoliduar. Te bashkuar kemi bere qe Kosova te jete anetare e Bankes Boterore dhe FMN146se148 ka thene Thaci duke permendur edhe rritjen e pagave ne sektor te ndryshem dhe investimet qe Qeveria i ka bere nen udheheqjen e tij.



Duke folur per vizionin e tij per mandatin e dyte Thaci beri disa premtime te cilat sipas tij jane qellim jetesor i tij.



147Ne shume shpejt qe ne mandatin e ardhshem me liberalizimin e vizave me integrimin e Kosoves ne NATO dhe afrimin e shtetit per tu integruar ne BE do te jetojme ne nje hapesire pa kufi ne regjionin tone. Keto projekte do ta ndryshojne Kosoven per te mire duke na lidhur me rajonin dhe boten demokratike duke hapur mundesi te reja per te ardhmen tone148 ka thene Thaci.



Keto premtime bejne pjese ne qellimin e trete te Thacit.



147Gjate jetes sime une kam enderruar dhe punuar per tri qellime Clirimi i Kosoves berja e Kosoves shtet sovran dhe demokratik dhe integrimi i Kosoves ne NATO dhe BE dhe jam i sigurte se bashkerisht do ti arrijme shume shpejt. Rruga per nje te ardhme me te mire kalon neper Europe. Ne jemi europianet me te rinj dhe jemi pjese e familjes europiane e do te jemi edhe dejure pjese e familjes se Brukselit148 ka deklaruar Thaci duke i ftuar te gjitha strukturat e PDK146se te jene se bashku dhe te punojne per zgjedhjet e dhjetorit.