Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në një intervistë për Tonight Ilva Tare tha se në Shqipëri nuk ka një Organizatë terroriste, duke iu referuar deklaratës së Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan për të luftuar organizatën Gylen që ai e quajti terroriste.

"Në Shqipëri nuk ka një organizatë të tillë terroriste. Ndërsa për sa i takon çështjeve të fondacionit Gylen, që ka bërë investime në shkolla, unë nuk mund të flas ne emër të qeverisë. Kjo ç'është nuk është trajtuar në takimet zyrtarë. Është përmendur në mënyrë informal dhe kemi shprehur pikëpamjet tona. Shkollat e financuara nga Gylen, jo vetëm që janë të licencuara, që plotësojnë kushtet, por edhe eksperienca e këtyre shkollave nuk ka treguar rrezik", tha Nishani në emisionin 'Tonight me Ilva Taren'.

Por si e priti këtë Erdogan?

"Kjo ka qenë në mënyrë informale dhe secili i ka qëndruar pikëpamjeve të tij", tha ai.