Këshilli i Sigurisë ka nisur mbledhjen e tij, të thirrur nga presidenti Bujar Nishani pas kërkesës së Ilir Metës.


Kreu i shtetit i ka shkuar deri në fund përplasjes me kryeministrin Edi Rama, teksa nuk është bindur për të pranuar në vend të tij në këtë mbledhje zv.kryeministrin Niko Peleshi.


Të parët në Presidencë kanë mbërritur Ilir Meta, Mimi Kodheli, Visho Ajazi, Spartak Braho dhe përfaqësues nga Shtabi i Ushtrisë.


Ditën e sotme Këshilli i Sigurisë Kombëtare pritet të diskutojë mbi prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në vend, duke u fokusuar kryesisht te mos arrestimi i të shpallurit në kërkim, Klement Balili.


Për këtë të fundit, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën e 50 milionë lekëve të vjetra për cilindo që ka informacion.