Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, presidenti i Republikës Bujar Nishani ka bërë një sërë takimesh me krerë dhe personalitete nga vende të ndryshme, mes të cilëve spikat ai me presidentin Barack Obama, në pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan për krerët e shteteve dhe të qeverive pjesëmarrës në sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.


Veç pjesëmarrjes në takimin e përvitshëm të federatës panshqiptare Vatra, zoti Nishani është takuar me kryeministrin italian Mario Monti, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypaleshe, si dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.


Kreu i shtetit është takuar edhe me presidentin sllovak dhe me kryeministrin slloven. Presidenti bullgar ishte një tjetër takim i zotit Nishani, ashtu si dhe kryeministri i Butanit.

26 shator 2012 (gazeta-Shqip.com)


 


Nishani në SHBA, takon presidentin Obama burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip