TIRANE - Ministri i Drejtesise Bujar Nishani u takua dje me perfaqesues te Komisionit Europian, Luigi Soreca, Maria Fidelgo dhe Tomas Volhode. Gjate takimit mes dy paleve u diskutua mbi realizimet dhe sfidat ne kuader te detyrimeve qe Shqiperia ka perpara procesit te liberalizimit te vizave. Sipas nje njoftimi per shtyp, Ministria e Drejtesise ben te ditur se perfaqesuesit u njohen me hapat e ndermarre nga kjo ministri, ne kuader te hartimit te strategjise se reformes ne drejtesi, hartimin dhe miratimin e nje pakete ligjesh per funksionimin e sistemit te drejtesise ne vend, si dhe nje kuader marreveshjesh bilaterale si ajo me Mbreterine e Belgjikes dhe Marreveshja e bashkepunimit me Eurojust. Ministri Bujar Nishani, foli per te rejat qe sjell zbatimi i ligjit "Antimafia", si dhe ai i Bashkepunimit Ndergjyqesor Nderkombetar, si ne aspekt te fuqizimit te luftes kunder krimit te organizuar, ashtu dhe ne drejtim te permiresimit dhe qartesimit te roleve dhe procedurave te aktoreve te perfshire ne kete proces. Perfaqesuesit e Komisionit Evropian thane se tashme sfida qe shfaqet perpara Shqiperise ne procesin e liberalizimit te vizave, eshte zbatimi me efektivitet i akteve te miratuara, si dhe venia ne dispozicion i burimeve njerezore dhe financiare per kete qellim.
R.C