Formati i konfirmuar tashmë, ka mundur të thithë vëmendjen e audiencës, me një investigim të një afere korruptive tek QKL-së (Qendra Kombëtare e Licensimit).Teleshikuesit kanë mundur të shohin "me zë dhe me figurë", sesi kërkohen dhe merren paratë në emër të një licence për një biznes.

Perveç satirizimit të fenomeneve sociale, apo përkthimit me sarkazëm të aktualitetit të ditës, autorët dhe drejtuesit e programit, premtojnë investigime dhe kamera të fshehta në emër të së vërtetës dhe interesit të publikut.

Dyshja drejtuese Sajmir Kodra dhe Gentjan Zenelaj, zotohen të sjellin në ekran gjithçka që shqetëson çdo qytetar të thjeshtë në këtë vend. -Në fund të ditës edhe ne jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe vuajmë të njëjtat probleme si çdokush tjetër,-thonë moderatorët për "Koha Jone".

Ndaj për të përmirësuar sadopak të përditshmen tonë, "Stop" në ekranin e TV Klan, nga e hëna në të premte ora 20.05- thonë për "KJ" Kodra dhe Zenelaj.