Nismës së bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë pranë çdo pallati në kryeqytet i janë bashkuar edhe qytetarët.


Banorët e Pallatit 138, rruga “Kostaq Cipo” në kryeqytet sëbashku me administratorin e pallatit të zgjedhur prej tyre kanë dhënë shembullin e parë duke mbjellë disa pemë në sheshin pranë pallatit të tyre, duke kontribuar në këtë mënyrë për një qytet më të pastër dhe të gjelbër për fëmijët e tyre.


Bravo banorëve të Pallatit 138, rruga “Kostaq Cipo” tek njësia nr. 1 dhe administratorit të pallatit Edison Pirja. Ju bashkuan të parët nismës tonë për të mbjellë pemë pranë çdo pallati, që të gjithë bashkë të kapim 100 mijë pemë gjer në 21 Mars – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, shkruan kreu i Bashkisë, Erion Veliaj në Facebook.


12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)