Transmetuar më 26.11.2016 - 10:43







Ka kaluar një vit që nga dita kur këngëtari Stefi Prifti humbi bashkëshorten e tij, Marinën.



Stefi nëpërmjet rrjetit social Instagram, ka kujtuar sot me një mesazh prekës humbjen e njeriut të tij më të rëndësishëm, e cila i kishte dhuruar gjithçka në jetë.



“Koha kalon! Jeta e njeriut është e mbushur me shumë ngjarje, por ato që mbahen mend dhe kujtohen përjetë, janë pak!



U bë një vit nga humbja (mungesa) e njeriut që më dedikoi gjithçka në këtë jetë, dashurinë, lumturinë, shoqërinë, respektin dhe dy vajza si drita.



Marina Xhavara Prifti, gruaja ime! Ne “të gjallët” nuk kemi se ç’farë tjetër të bëjmë, veçse të kujtojmë dhe të lajmërojmë njerëzit, për këtë përvjetor të parë, pa Ty shpirt.” 


Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT (1/3)
Pas





Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT
Pas








lang: en_US

















window._taboola = window._taboola || [];
_taboola.push({
mode: 'thumbnails-a-escalator',
slider: true,
placement: 'Mobile Escalator Thumbnails',
target_type: 'mix'
});