Edi Rama u kerkoi te gjithe drejtuesve vendore te PS-se ne rrethe, qe te jene me afer njerezve. Gjate nje seminari te mbajtur ne Golem, kryesocialisti vuri theksin tek ristrukturimi i organizatave, proces qe do te filloje qe ne muajin shkurt. "Njera nga gjerat qe beme, hoqem byrote. Byrote e rretheve, te cilat kishin uzurpuar pushtetin e njerezve, pushtetin e qytetareve, e anetareve te partise, te cilet njesoj si te gjithe qytetaret, nuk i shihnin me me sy byrote. Dua qe te gjithe te mobilizohen, qe zgjedhjet ne organizatat socialiste te jene zgjedhje ne funksion te gjithe asaj cka thashe: te krijimit te hapesires ne cdo qytet dhe fshat per te gjithe dhe jo thjesht dhe vetem kryetari i fshatit, kunati, burri i motres apo vellai i kunatit. Kjo nuk eshte nje organizate fshati. Kjo eshte familja e riorganizuar", - theksoi gjate fjales se tij kryetar i PS-se. Sipas tij, kur nje sistem nuk funksionon, problemi eshte sistemi e jo njerezit. Sipas tij, edhe riorganizimi e heqja e byrove nuk kishte per synim largimin e njerezve, por qe cdokush te rigjente veten ne menyren e re te funksionimit. Me tej, kryesocialisti Rama kundershtoi edhe zerat qe e shikojne opoziten si te dobet. "Kjo eshte nje opozite e forte. Nje opozite e dobet eshte ajo qe leh pas karvanit te qeverise dhe shkon andej nga shkon qeveria dhe i qellon nga mbrapa me gure apo me te shara. Por opozita e forte eshte ajo qe ka axhenden e saj, e cila nuk varet nga axhenda e qeverise. Axhenden tone ne e bejme me shqiptaret dhe shqiptaret, nuk na e ben mazhoranca", - deklaroi lideri i PS-se. Ai shtoi se opozita eshte dritarja ku njerezit duhet te shikojne te ardhmen e tyre, e qe sot po e tregon duke dhene alternativat e saj si zgjidhet cdo problem qe eshte hasur gjate qeverisjes se te djathteve. I. S