Një agjent policie e dy ushtarë janë plagosur gjatë mbrëmjes së djeshme në stacionin qëndror të qytetit të Milanos nga një 20 vjeçar italian me origjinë afrikano-veriore.


Patrulla e policisë ka ndalur 20 vjeçarin në brendësi të stacionit të Milanos për një kontroll rutinë dokumentash. I riu ka reaguar duke i goditur me thikë. Fatmirësisht të 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.


Autoritetet italiane kanë përjashtuar motivin terrorist pas këtij akti. Për policinë e Milanos është një gjest kriminal i lidhur me faktin se 20 vjeçari njihet si person i përfshirë me trafikun e drogës.


 Ndaj 20 vjeçarit italian me origjinë marokene ka nisur një proçes hetimor.



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter