Një burrë është gjetur i pajetë në një garazhd në Elbasan.


policia-naten-3


Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, ishte endacak.


Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa raportohet se nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.


Elbasan/Informacion paraprak


Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazhd është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç,  i cili ishte endacak.


U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë  konstatuar shenja dhune.


Vijon  puna për zbardhjen dhe sqarimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes.