basha mediuNga Ardit Rada


Fotografia e mësipërme është shpërndarë në rrjetet sociale mbrëmjen e 20 janarit si një sukses i opozitës shqiptare me pjesëmarrjen e saj në ceremoninë e inaugurimit të presidentin amerikan Donald Trump. Ajo zgjatet poshtë kopsës së parë të Lulzim Bashës dhe mbi gjunjtë e Fatmir Mediut, por ishte qëllimi im që tu tregoja vetëm fytyrat.


Poza në fjalë vjen vetëm pak orë para përvjetorit të gjashtë të vrasjeve të 21 Janarit dhe 1 muaj e pak para masakrës së Gërdecit. Ajo që gjykata e thotë dhe media se shet është fakti se dy tragjeditë nuk u mbyllën me aq viktima. Sikurse 21 Janari që u pasua me vetëvrasjen e djalit të Faik Myrtajt, Tushe Osmani i dha fund jetës sepse humbi në shpërthimin e Gërdecit vajzën e saj, Resmijen.


Sot, në këtë vit, Shqipëria shënon plot 35 të vrarë shtetërore dhe mbi 500 të plagosur në tre vite, 2008-2011. Pa llogaritur këtu shtëpitë e rrafshuara nga shpërthimi i Gërdecit dhe gropat e tjera që ka hapur 21 Janari në katër dyert e zisë së përjetshme.


Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu kanë marrë dje pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump. Janë dy figurat e politikës shqiptarë që pavarësisht se Drejtësisë me apo pa Vetting i shpëtuan, ata buzëqeshin lirshëm sikur të mos kish ndodhur asgjë. Asnjë falje publike apo përgjigje para atij farë gjyqi që u është bërë vrasjeve në fjalë. Të dy janë specialistët e shmangies së gjyqeve; njëri përmes raporteve mjekësore dhe tjetri nëpërmjet rifitmit të imunitetit si deputet.


Fotografia e mësipërme është bërë në Uashington ndërsa dy fytyrat e mësipërme nuk thanë kurrë një gjysmë fjale për Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore në SHBA. Heshtja e tyre ishte e barabartë me atë që pasoi tragjeditë që ata vetë krijuan apo urdhëruan.


Poza në fjalë tregon përtej një ngërdheshje frymën që karakterizon ish-ministrat e Sali Berishës, që sot kërkojnë të na shfaqen si alternativë. Janë më tepër sesa një ironi se: Ja! Ne gëzojmë në SHBA si aleatë të Trump, ndërsa i vdekuri me të vdekurin dhe i gjalli me të patreturin.


Sot është 21 Janar dhe Lulzim Basha ndodhet ende në Uashington në morinë e politikanit të rëndësishëm të Shqipërisë, që me ndihmën e lobeve duhet te krijojë agjendën e tij për të përbërë lajm së paku për tri ditët në vijim. Fatmir Mediu në krah të bashkë-aleatit do të prodhojë lajmet e tija në prag të fushatës zgjedhore, pavarësisht se mes një ceremonie në SHBA dhe dy fytyrave të ngërdheshura na ndajnë 35 viktima.


Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu nga sot e disa ditë në vijim do të zgjohen ne hotelin ku qëndrojnë, nën biseda dekriminalizmi dhe kurthesh; Pazaresh për të futur e presionesh që i vogli të futet sërish në listën e të madhit, që të rifitojë një mandat me apo pa imunitet.

Ana, Renato, Geraldo dhe të tjerë nuk do të gdhihen me të njëjtën buzëqeshje. As paratë nuk i kanë mbledhur dot për të thurur një buqetë lulesh për familjarët e tyre në këto përvjetore.


Fotografia e Bashës dhe e Mediut ua pështiros dhe ia shton barrën më shumë padrejtësisë ndër vite.


Sot është 21 Janar dhe nesër Gërdeci!/ Javanews