Një delegacion i lartë i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nënkomisioni për mbrojtjen transatlantike dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë, do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën nga data 23 deri më 26 qershor.




Ata së pari ata do të qëndrojnë në Beograd ku do të takojnë zyrtarë të Qeverisë së Serbisë dhe anëtarë të parlamentit serb.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Më 24 qershor, delegacioni mbërrin në Kosovë ku se pari vizitojnë trupat e KFOR-it në veri dhe takojnë kryetarët e komunave veriore.




Më 25 qershor, ata nisin takimet me krerët e shtetit të Kosovës, duke filluar nga presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi, kryeparlamentari Krasniqi, ministri i FSK-së, Çeku, ministri Hoxha, etj.




Tema të diskutimeve do të jenë, rishikimi i operacioneve aktuale të KFOR-it, siguria e mjedisit, siguria publike dhe rendi shoqëror (civil), pastaj rishikimi i pranisë së organizatave ndërkombëtare humanitare dhe prezencës civile, zhvillimi i institucioneve vendore, reforma e sektorit të sigurisë në Kosovë, statuti i pjesës veriore të Kosovës, zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, etj.




Kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka konfirmuar për Indeksonline vizitën e nënkomisionit të Asamblesë së NATO-s në Kosovë.




Haliti e ka vlerësuar lartë vizitën e këtij delegacioni. “Padyshim se vizita e delegacionit të AP të NATO-së është e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës", ka thënë Haliti. /Indeksonline/