Prej disa vitesh Fondacioni Mbretëresha Geraldinë e ka kthyer në traditë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e shkollave të ndryshme në zona të thella. Një nismë kjo e ndërmarrë nga Princi Leka II dhe bashkëshortja e tij, Princeshë Elia Zaharia.

Këtë vit në bashkëpunim me Fondacionin Fundjavë Ndryshe kanë qënë në Mat dhe rrethinat e tij dhe teksa kanë prekur nga afër varfërinë Princeshë Elia dhe Princi Leka janë përlotur. Trishtimi që familjarët kanë treguar shihet se është përcjellë edhe tek çifti i njohur.

Duke postuar disa foto në profilin e saj Facebook, Elia edhe pse e pushtuar nga trishtimi ka një mesazh për të gjithë ne. Ajo tregon mes lotësh se me pak më shumë dashuri do të mund ta përmirësojmë varfërinë në të cilat jetojnë ato familje. / revistawho.com