Një ditë para se të vriste katër ushtarë të marinës amerikane në tenesi, Mohamed Jusuf Abdulaziz u ka dërguar një mesazh një mikut të tij, të titulluar: Shpall luftë. Mesazhi është një pjesë e shkëputur nga librat fetarë, i cili thotë : “Kushdo që bëhet armik i mikut tim, unë i shpall luftë.”


Ky është mesazhi i plotë i publikuar nga mediat e huaja, në të cilin , Abdulaziz shprehet kundër konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme


Miku i tij , i cili kërkoi të mbetet anonim, thotë se shpesh në bisedat e tyre Abduazliz ka shprehur të gjithë zemërimin e tij për luftrat në Siri dhe Gaza, pas kthimit nga një udhëtim në Jordani vitin e kaluar.


Policia ende nuk ka zbuluar shkaqet që çuan të riun në vrasjen e katër marinsave amerikanë, në dy sulme në qendrat e rezervistëve në Katanuga në Tenesi.


Kurse familja e tij përpos tronditjes , shprehet se djali i tyre ka vuajtur historikisht nga depresioni.


Personi që kreu këtë krim makabër nuk është djali që ne njohim dhe kemi rritur.


Për shumë vite djali ynë ka vuajtur nga depresioni, por akti i tij na ka fyer përtej besimit, pasi dhimbjen e tij e shprehu me akte dhune dhe vrasje, shprehen ata në një deklaratë.


Abdulaziz u vra nga policia amerikane pak minuta larg vendit ku kreu krimin e rëndë.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter