Fuerteventura, Kanarie, 20 Gusht NOA -
Tragjedi në Fuerteventura, në një ndër ishujt më të bukur të Kanarie. Një
fëmijë italian vetëm 10 vjeç, ka mbetur nën kurthin e një grope rëre, e cila
fillimisht ishte hapur për të luajtur nga disa miqtë e tij në lokalitetin e La
Oliva.
Pasi përfundoi me ndihmën e shpejtë, ai
ndodhej në një gjendje kardio-polmonare. Pas u transportua në spital, mjekët
pohuan se ndodhet në gjendje kome dhe është një rast tepër kritik.
Vogëlushi ishte futur në një gropë të madhe,
prej tre metrash thellësi, e cila ishte gërmuar në rërën e plazhit.
Në momentin që po përpiqej të dilte nga gropa,
filloi dhe drama për të. Muret e saj, siç bëhet e ditur nga siti La Oliva, i
kanë rënë mbi trup duke e groposur.
Prindërit vunë re menjëherë atë çka ndodhi dhe kërkuan ndihmë. Megjithatë
operacioni për të nxjerrë fëmijën nuk rezultoi aspak i thjeshtë.
Kështu forcat e shpjeta filluan menjëherë të
gërmonin në të njëjtin vend për të shmangur rënie të tjera të mureve rrethues
prej rëre.
U deshën rreth 20 minuta për të liruar
vogëlushin, që dhe në atë moment ishte në një gjendje mjaft kritike për jetën.
Adoleshenti më pas u transportua menjëherë me
helikopter në spitalin Materno Infantil të Las Palmas, ku aktualisht ndodhet
në gjendje koma.
r.b/NOA