Historia e dhimbshme e një marrëdhënie abuzive. Një grua e cila duhet t’i japë fund martesës, por edhe të çlirohet nga paragjykimet kulturore. Kjo është historia e filmit I huaji që do të shfaqet më 8 mars në ekranin e Festivalit të Filmit për gruan që hap siparin në Tiranë. Umay një grua nga Berlini e lë bashkëshortin teksa ishte shtatëzanë me fëmijën e dytë. Lufta e Umay për liri, si lufta e shume grave te tjera.


Kur filmi u shfaq në ekranin e Festivalit të Berlinit do të prekte të pranishmit me të vërtetat që mbarte. Historia e Umayt është historia e shumë grave në botë që vuajnë abuzimet në forma të ndryshme. Në ditën ndërkombëtare të gruas më 8 mars në Shqipëri do të organizohet për herë të parë Festivali i Filmit për gratë.


Një aktivitet i ri që vjen në një moment shumë të veçantë, sepse prej kohësh në shoqërinë dhe mediet tona është trajtuar një tematikë, që më shumë se temë është kthyer në problematik, sepse dhuna ndaj grave, sensibilitete që janë të lidhura me pozicionin e femrës në Shqipëri janë bërë tepër të animuara.


Ky festival sjell një mesazh të fortë, si një domosdoshmëri në trajtimin problematik, që trajtohet nëpërmjet artit dhe kinematografisë. Kjo e fundit, krijon një impakt emocional, që mund të ndikojë në shtresëzimin e një kulture kolektive. Do doja që të shfrytëzoja rastin për të gjitha institucionet, publike dhe private, që të bashkojnë forcat edhe të krijojnë mundësi financiare për të mbështetur iniciativa të tilla.


Dita e festës së grave mos të jetë një ftesë që merr trajtën e piknikut, por të trajtohet edhe në forume të tilla, siç është kinemaja thotë Ilir Butka, drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike e cila është organizatore e këtij festivali bashkë me Un Ëomen në Shqipëri. Festivali do të shfaqë filma që kanë në fokus të drejtat e grave për të treguar se dhuna ndaj grave është ende një fenomen i përhapur sot. Aktorja Ema Andrea do jetë e pranishme gjatë ditëve të këtij festivali e njohur si aktiviste e të drejtave të grave. Festivali do të zhvillohet nga data 8 deri në 11 mars.


Gazeta Shqip