Fier

Një ish-futbollist është emëruar në krye të Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Fier. Angjelina Mërtiri, drejtuesja e deridjeshme e kësaj agjencie, është shkarkuar të enjten me anë të një urdhri të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu. Ministri ka bërë gjithashtu emërimin në këtë post të Iliaz Haxhiut, një eksponenti të Partisë Republikane në Fier. Haxhiu, që për nga formimi profesional nuk ka lidhje me mjedisin, ka dhënë kontributin e tij në strukturat e PR-së. Ai është aktualisht shef i klubit të futbollit “Apolonia”, ndërsa më parë ka qenë shef klubi i “Besës” së Kavajës. Haxhiu njihet si ish-futbollist i suksesshëm dhe tani do t’i duhet të “luajë” politikat mjedisore të Qarkut të Fierit, që njihet si territor me probleme të mprehta në këtë fushë.








#