Luan Rama


Gjithçka në këtë botë vjen një ditë dhe shuhet. E megjithatë kujtimet dhe ajo çke bërë mbeten për një kohë të gjatë në sajë të asaj se si e ke përjetuar këtë botë, këtë udhëtim nga lindja në vdekje. Helena Fardel një pinolle shqiptare e lindur në Francë pa-ra më shumë se 90 vjetësh galeriste dhe adhuruese e madhe e pik-turës, vdiq para një nate, siç mësaj nga kushëriri i saj Paul Neti. Iku nga kjo botë me dashurinë për njerëzit e saj, fëmijët, motrën, dhe miqtë e saj, e veçanërisht për Saraqinishtën e Shqipërisë, pasi fotografitë e gjyshes dhe të atit i mbante gjith-një në krye të krevatit.


Me Inva Mulën dhe Pirro Cakon, vite me rradhë kam qënë mik i shtëpisë së saj : gjithnjë me portën dhe zemrën e hapur për shqiptarët. Por kënaqësia ime ishin tablotë e mjeshtërve të njohur që ishin në galerinë e saj, tablo të mre-kullueshme rreth të cilave ne humbnim në bisedat mbi ngjyrat, au-torët, prirjet e shkollat artistike. Galeria e saj ishte në rrugën kryesore të Touquet, të këtij qyteti që francezët e quajnë Plazhi i Parisit.


Pas takimit të parë, në librin tim Krushq të largët, nën titullin “Gjaku i shprishur” për të kisha shkruar : Helena Helena ka nostalgji në sytë e saj. Historia e prindërve të saj i duket sa e largët aq dhe e afërt. Distancat kohore bëhen tepër relative kur ajo më tregon fotografitë e vjetra që kanë të bëjnë me njerëzit më të dashur të saj: babai, nëna, gjyshja…


Gjithçka është në tone okër. Fotografitë janë çngjyrosur disi. Kujtimet janë disi flu. Shpesh ajo kërkon në imazhet e fëmijërisë, kërkon tinguj, zëra, copra fjalësh në shqip dhe greqisht, pastaj në frëngjisht… Një jetë e largët. Fotografitë janë gjithnjë atje, në muret e dhomës së saj të gju-mit, gjithnjë të pranishëm në atë ambient intim. Fotografi të rralla që sjellin imazhe të fillimit të shekullit të kaluar. Ja fotografia e atit, Panajot Neti, me kostum ushtarak, gjatë Luftës së Parë Botërore. Ka gradën lietnant-major.


Ai u angazhua në La Legion Etrangère si dhe disa shqiptarë të tjerë, duke mos u kthyer më në Shqipëri. Më 11 tetor të vitit 1924 në Paris, mori diplomën si Docteur en Médecine. Por meraku i babait ishte ki-sha e Saraqinishtës, – tregonte Helena. – Ai mblodhi para dhe i dërgoi në fshat. Pranë tij një tjetër fotografi, ajo e nënës së tij, një labe mbuluar me një shall të zi dhe një fustanellë të jugut. – LAmazone, kështu e quante nënën e tij Evdokia, im atë.


Gjyshi i Helenës, ishte tregëtar dhe rrinte në Stamboll. Dy herë në vit vinte në Saraqinishtë ku takohej me gruan dhe fëmijët si dhe të afërmit e tij. Djalin, Panajotin, pasi e mori në Stamboll, e nisi më pas të studjonte në Paris. Më vonë erdhi Lufta e Madhe. Pana-joti mbeti dhe nuk u kthye më. Meraku i tij ishte kisha e Saraqin-ishtës. Mblodhi para dhe i dërgoi në fshat. Por ato i mori popi dhe shkuan. – Kur para 20 vjetësh shkova në Saraqinishtë dhe pashë kishën, u trondita, – thotë Helena. – E kishin kthyer në pulari!…


Në një fotografi tjetër duket dhe shtëpia e tyre në fshat, me oborr, me një portë guri me hark të madh, e ngjashme me shtëpitë gjirokastrite. Helena (apo Elena siç e quante gjyshja) sot është galeriste piktu-rash. Prej 30 vjetësh ajo i është kushtuar pikturës. Galeria e saj Netis është e njohur në Touquet, në brigjet Opale të Normandisë, një vend mjaft turistik i veriut të Francës. Piktorët që ekspozon dhe tregëton janë mjaft të zgjedhur: piktorë flamandë, belgë, francezë, gjeorgjianë, armenë… Dresse është ndër më të preferua-rit e saj.


Por ajo ka ekspozuar dhe të mëdhenj të tjerë si Ver-linde ( një audidakt i frymëzuar nga Jerome Bosch), Ambille, Dabin, Carzou, apo Kleiman, për të cilin Louis Aragon ka shkruar se Vështrimet e tij janë si një suprizë mbi kujtesën tonë. Temat e tij janë vetë jeta jonë. Eshtë një nga udhët përmes të cilës ne pikëtakojmë dritën tonë të brendëshme. Helena parapëlqen artin figurativ dhe më pak artin abstrakt. Të parët janë flamandët. Edhe djali i saj Hervé Fardel është një piktor i ri.


Në ekspozitën që hapëm së bashku në sallonet e ambasadës në mars 2001, në afishen e ekspozitës ai kishte shkruar : Hervé, piktor me origjinë shqip-taro-greke». Një dëshirë ka Helena: të prezantojë tashmë dhe piktorë shqiptarë… Me kalimin e kohës, edhe pse në një distancë gati njëshekullore, zëri i të parëve të Helenës apo dhe i mërgimtarëve të tjerë shqip-tarë në Francë nuk është shuar. Ajo nuk është thjeshtë nostalgji, por diçka më shumë


17 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)