01-10-2010 / Evropa e Lire

Kryetari i Bordit Amerikan te Guvernatoreve per Transmetime BBG Walter Isaacson shpalli nje drejtim te ri te transmetuesve nderkombetare te Shteteve te Bashkuara qe ka te beje me mjetet dhe teknologjite e fundit te mediave per te qene keshtu nje hap perpara atyre qe kerkojne te shtypin informacionin e lire ne mbare boten. Kryetari i BBG-se Isaacson mbikeqyr Radion Evropa e Lire Zerin e Amerikes Radion Azia e Lire Radio/TV Marti Radio Sawa-n dhe Televizionin Alhura te cilet kane nje audience javore prej 171 milione njerezish. Sfidat me te cilat perballemi ne luften e re globale kunder shtypjes dhe jotolerances jane po aq te medha sa ne kohen e Luftes se Ftohte tha ai ne 60-vjetorin e transmetimit te pare te Radios Evropa e Lire. Ashtu sikurse themeluesit e Radios Evropa e Lire qe treguan sukses ne zhvillimin e rrugeve kreative dhe inovative per te derguar lajme dhe informacione te njerezit qe vuanin prapa Perdes se Hekurt edhe transmetuesit e sotem nderkombetare te SHBA-ve duhet tu pergjigjen kercenimeve moderne ne rruge te reja dhe kreative tha Isaacson. Duke folur ne Newseum ne Washington Isaacson tha se Amerika nuk mund te lejoje qe te tejkalohet ne komunikim nga armiqte e saj. Roli yne tradicional ne dhenien e lajmeve duhet te komplimentohet nga nje qasje e re qe katalizon rrjetet e socializimit tha Isaacson. Duke krijuar komunitete globale ne rrafshin teknologjik do te ndihmojme te garantojme te drejten universale te njeriut per te pasur qasje te lire tek informacioni tha ai. Zoti Isaacson i beri keto komente gjate nje pritjeje te organizuar ne 60-vjetorin e themelimit te Radios Evropa e Lire. Me 4 korrik te vitit 1950 Radio Evropa e Lire filloi transmetimin per here te pare atebote ne Cekosllovakine komuniste nga nje studio ne ndertesen Empire State ne NewYork.
Sot Radio Evropa e Lire arrin te 20 milione njerez ne 28 gjuhe dhe 21 shtete nga Evropa e deri te Lindja e Mesme. Ne vazhdojme te jemi mbeshtetje per njerezit qe jetojne ne vatrat e luftes dhe nen pushtetet autoritare te cilet kerkojne lajme te besueshme dhe te sakta tha me kete rast presidenti i Radios Evropa e Lire Jeffrey Gedmin i cili edhe ishte moderator i pritjes se organizuar ne Washington.

...