Histori dashurie, Aksion, Dramë. Vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli drama shqip me autor dhe regjisor Enver Petrovci. Kjo dramë e shkruar dhjetë vite para luftës në Kosovë duke i parashikuar saktë ngjarjet e kësaj lufte ndodhur para dhe pas saj.


Autori ka bërë pjesë të këtij teksti çdo emocion njerëzor si dashurinë, lumturinë, hakmarrjen, tradhëtin, por edhe shpresën për një botë më të mirë, për një atdhe më të dashur i cili ka nevojë të ul në prehërin e tij: dashurinë, fitoren dhe lumturinë


Vetë autori thotë: Bota përbëhet prej të papërcaktuarave, disa luftojnë për shpirtin dhe të tjerë për tokën. Në role të tjera intepretojnë Agron Shala, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Kriks Dumo, dhe Vanesa Petrovci.


3 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)