Nderim Nexhipi shpreson që ky të jetë viti i Partizanit për të triumfuar.


Pasi vari këpucët në gozhdë, ai ka nisur një aventurë të re në televizion si analist sportiv, por kur bëhet fjalë për demat e kuq, nuk i kursen këshillat se si ekipi të bëjë diferencën në kampionat.


Ish-mesfushori i Partizanit në një intervistë për eduasportin.com ka rrëfyer arsyen e tërheqjes nga futbolli, ndërsa komenton fillimin e kampionatit vendas.


Në periudhën 2014-2015 me demat e kuq, 33-vjeçari zhvilloi një sezon të shkëlqyer, por që nuk arriti të marrë titullin.E  keni ndjekur merkaton e Superiores këtë verë. Si ju duk?


Merkato e këtij viti ishte me shumë ndryshime, shumë lëvizje. Personalisht mendoj që ekipet për të patur sukses duhet të mbajnë boshtin e një ekipi por me lëvizje të shumta çdoherë janë mbrapa të tjerëve, sepse çdo lojtar që vjen në një ekip i duhet kohë që të ambientohet në mjedisin e ri.


Cili ekip mendoni se ka bërë blerjen më të mirë?


Për blerjen më të mirë duhet të presim pasi është akoma fillimi i sezonit. Por me aq sa kemi parë në ndeshjet e para mua personalisht më pëlqeu Sowe i Skënderbeut dhe Adorjan nga Partizani,  si dhe Aliyev, të cilin e njoh dhe besoj që do të bëjë punë të mirë nëKukës.



Ju keni luajtur me Partizanin, si ju duket tani nën drejtimin e Iulianos ?


Partizani në ndeshjet e parëmu duk mirë edhe pse pësoi humbje, por mendoj që ky rezultat erdhi më shumë nga gabimet individuale. Patën shumë raste në ndeshjen e djeshme kështu që do të presim edhe ndeshjen e radhës, ku do të mund të flasim dhe të themi më tepër për punën e Iulianos.


A besoni se mund të arrijë objektivin këtë vit?


Objektivi i Partizanit si çdo vit mbetet titulli, kështu që këtë vit edhe pse e filluan me humbje, besoj që do ta marrin veten sepse kanë kualitet dhe janë të denjë për titull. Korçën e shoh si rivalin e tyre kryesor.


Cili është pengu që ju ka mbetur në karrierën futbollistike?


Kam fituar tituj me ekipet që kam luajtur dhe pengu më i madh që më ka mbetur është padyshim titulli me Partizanin. Dëshiroja shumë të ngrija titullim me ta.


Si ju duken ndeshjet e para të kampionatit?


Kampionati sapo filloi dhe mu duk interesant, pasi të gjitha ekipet janë përforcuar e lojtarë të mirë. Na mbetet veçse të shohim si do të shkojnë gjërat më tej.


Cilin ekip mendoni se do bëjë diferencen këtë vit?


Unë pres shumë nga Partizani dhe po deshën të fitojnë titullin, atëherë ata duhet të bëjnëdiferencën në kampionat.


Me çfarë do merreni tani që jeni tërhequr nga futbolli?


Unë ndoshta në befasi të gjithëve vendosa të mbyll karrierën si futbollist, për shkak se nuk kisha shumë kohë për familjen. Është gjëja më e rëndësishme dhe natyrisht duhej të sakrifikohesha dhe për këtë mendoj se kam marrë vendimin e duhur. Momentalisht jam inkuadruar me ekipin e SuperSport te emisioni Gol pas Goli.


Intervistoi: Eva Marku