Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka marrë sot vendimin për mbylljen e zyrave, pasi një prej punonjësve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.


Lajmin e bën të ditur vetë Urdhri i Farmacistëve nëpërmjet një postimi në facebook, ku sqarohet se zyrat do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë dhe se të gjitha shërbimet e mundshme do të kryhen online.


Capture


Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 74 raste të reja, ku në total numërohen 2893 të infektuar.


Fatkeqësisht 2 persona të tjerë humbën jetën sot, duke e çuar numrin e viktimave në 76.


Njoftimi i plotë


Të nderuar kolegë,


Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.


Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes s testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë t mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online.


Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!