Gjirokastër- Një konferencë ndërkombëtare që propozon një rishikim të historisë së Shqipërisë, kulturës dhe letërsisë së saj u mbajt në qytetin e gurtë të Gjirokastrës nën tematikën Një rilindje para rilindjes.
Konferenca e organizuar nga universiteti Eqerem Çabej në bashkëpunim me Universitetin e Palermos dhe atë të Kalabrisë në Itali njohu pjesëmarrjen e albanologëve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.
Ishin pikërisht gjetjet e dy profesorëve arbereshë, Matteo Mandala dhe Françesko Altimari, të cilët gjatë dy dekadave të fundit duke rivitalizuar bibliotekat e universiteteve të famshme në Palermo dhe Kalabri kanë verifikuar dokumente arkivore me vlera të rëndësishme historike, letrare e gjuhësore që kanë peshë për një rishikim të historisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Sipas tyre kjo periudhë e artë ka filluar një shekull më pare sesa e denim deri më sot, ndaj edhe dekani Roland Zisi propozoi se ndryshime duhen bërë.
Profesor Mandala tha se një nga dëmshitë është ajo që lidhet me mitin e origjinës ose Mitin Pellazg. Ai thotë se është një mit i shpikur fillimisht në mjedisin arbëresh pasi smund të quheshin grekë edhe pse ishin cilësuar si të tillë duke ndjekur ritin fetar ortodoks.
Prandaj duhet të ishin pasardhës të një populli tjetër jo grek siç ishin me te drejtë pellazgët. Pellazget jane një popull fantastik, nuk kemi te dhena as historike as gjuhësore, por arbëreshët i kanë zgjedhur si baballarët e tyre, per tu dalluar nga grekët. Ky është miti që më vonë u përhap në tërë viset ballkanike nga Greqia në Shqipëri. Dhe bëhet një nga mitet më të rëndesishme që ka patur kultura e Rilindjes,-tha Mandala.
Profesor Françesko Altimari tha se Rilindja i ka bazat përgatitore në këto qendra.
Në këto vatra arsimore që gjenin atje në kryeqytetin e kohës që ishte Napoli për Italinë e jugut, qendrën e referimit ku takoheshin arbëreshet e Kalabrisë, arbëreshët e Siçilisë, shqiptarët e Himares që ishin pjesë e kësaj ushtrie të veçantë që ishte në shërbim të mbretit të Napolit. Kështu që këto tri rryma të lidhura në këtë qendër që ishte kisha greke në Napoli krijuan bazat për të zhvilluar këtë proces që pati intelektualë që në shekullin e 19. Me Jeronim De Radën, që mund ta marim si korifeun e këtij procesi të Rilindjes së mirëfilltë që hapi këto dyer jo vetëm brenda botës arbëreshe, por edhe brenda botës shqiptare. Prandaj flasim për një Rilindje Kombëtare letrare me botimin e veprës së De Radës. Por para botimit të veprës së De Radës kemi këtë faze që zgjati afro një shekull,-tha ai.