Pranvera Skana*


Viti 1909 ka hyre ne historine e shtypit shqiptar si viti i rritjes e zhvillimit te gazetave dhe gazetarise kombetare. Duke shfrytezuar lirine e perkohshme te regjimit xhonturk ne disa qytete kryesore te Shqiperise dhe treva etnike te atyre koheve nen sundimin e Portes se Larte te Stambolles dolen, njera pas tjetres, disa ne gjuhen shqipe, si "Lidhja Orthodokse" dhe Kalendari "Korca" ne Korce, "Bashkimi", "Koha" ne Shkoder, "Tomorri" ne Elbasan, "Bashkim'i Kombit" dhe "Kalendari "Aferdita" ne Manastir etj. Keto dhe te perkohshme te tjera, simotra te tyre, qe botonin emigrantet shqiptare perbenin nje arsenal te fuqishem per pasqyrimin idealeve kombetare dhe mbrojtjen e tyre ne Ballkan, ne Europe deri edhe pertej oqeaneve, ne ShBA. Nje prej ketyre te perkohshmeve, qe u shqua per vokacion kombetar dhe luajti rol te rendesishem per ceshtjen shqiptare gjate viteve 1909-1911, ishte "Zgjim' i Shqiperise", organ i Klubit shqiptar "Bashkimi" te Janines.


Gazeta "Zgjim'i Shqiperise" doli si e perjavshme, "Flete e paanshme", duke iu permbajtur programit te percaktuar qe ne numrin e pare: "Gazete politike, shoqerore e letrare ne gjuhen shqipe me alfabet te Stambollit, por edhe turqisht. Ajo nisi te qarkulloje ne Janine me 1 qershor 1909 dhe vijoi botimin deri ne numrin 112, me drejtues e redaktore pergjegjes, rradhas e ne kohe te ndryshme: Abdul Haki, Musa Demi, Kadri Gjata, Naum D. Naci, Hamza Tatzati, Fehmi Tepelena etj. Keto ndryshime ne drejtim dhe ne redaksi jane diktuar nga faktore politike qeveritare, me se shumti nen ndikimin e qarqeve greke, te cileve nuk u shkonin per hosh qendrimet e gazetes "Zgjim'i Shqiperise", aq me teper, kur ajo argumentoi se Janina, "ka qene djepi i Shqiperise se Juges". ("Zgjim' i Shqiperise", nr. 6, 18 qershor 1909).


"Mendja ndricohet nga dituria, qyteterimi vjen nga nxenia"


Qe ne numrat e pare, pa nderprerje, gazeta shqiptare e Janines u perqendrua ne tematiken e mediave shqiptare te atyre koheve: "Per zhvillimin e gjuhes dhe shkollave shqipe". Shumica e autoreve u orientuan dhe shkruan artikuj qe ceshtjen e shkolles e gjuhes shqipe e lidhnin me qyteterimin e zhvillimin kombetar, te individit dhe te shoqerise shqiptare ne teresi. Ne nje prej shkrimeve me kete tematike shtjellohet dhe argumentohet se "... qe te na ndritohet mendja me te gjitha deget e diturise, me pare do te veme dore ne veglen e cpejte, e cila per shqiptaret eshte vetem gjuha shqipe". (Zgjim' i Shqiperise", nr. 8, date 25 qershor 1909 ).Gjuha shqipe, mesimi e levrimi i saj eshte pare si rruga kryesore e arsimimit te shoqerise shqiptare dhe e krijimit te identitetit kombetar. Kjo shprehej ide trajtohej gjeresisht ne nje artikull, nga ku eshte shkeputur pohimi kategorik se : "Asnje komp nuk munt te benje nje cap perpara pa mesim, asnje komp nuk eshte qyteteruar gjer me sot me ndonje vegel tjater, pervec me ane mesimi". (Zgjim' i Shqiperise", nr. 14, date 16 korrik 1909).po aty "Dituria dhe shkolla" konceptohen si dryri i vetem i triumfit mbi varferine dhe realitetin e ngrysur. Prandaj behej thirrje: "lypset, nje ore e me pare te kapim mesimne nde gjuhen tone".


Kongreset dhe zgjidhja e "ABC-se ne shqip"


"Zgjim' i Shqiperise" ishte si nje institucion i pazevendesueshem, ne sherbim te permiresimit te terrenit arsimor apo kuturor te vendit. Kongreset kombetare vleresoheshin drejt nga kjo e perkohshme, si ngjarje me rendesi historike per shqiptaret. Gazeta vinte ne dukje se ato tregonin se ishin pjekur kushtet, per te insitucionalizuar vendime te rendesisme, me karakter kombetar. Fletorja shqiptare e Janines i paraprine Kongresit te Elbasanit. Ajo percjell te lexuesit keshillat qe jepte gazeta "Lirija" e Selanikut , qe jepte keshilla, nr. 21, date 10 gusht 1909), si:


- "Kjo kongre do te jete perfundja, permbushja e kongrevet te


pare, edhe do te vere nje themel permbi nje nevoje te madhe per ceshtjet tona".


- kerkon qe delegateve t'u japin ne dore paraprakisht nga nje program mbi


te cilin te bisedojne".


- paralajmeron: "mos behet si nde Manastir, qe hyne nde kongre disa, qe as dorezim (mandate - P.S.) nuk kishin, as te derguare qene...".


"Zgjim'I Shqiperis" ndoqi punimet e Kongresit te Elbasanit dhe shkroi per te dhe jehonen e tij. Permes artikullit "Mesim'i gjuhes shqip" (nr. 35e 36, date 23 shtator dhe 1 tetor 1909) mesojme se Kongresi u mbajt 2-9 shtator 1909; se delegatet kerkuan te merrej per baze e folmja e Elbasanit; se ata vleresuan vendimin qe "iu la barre nje pleqesie me emrin "Perparim nde Korce" ( kryetar Orhan Pojani, sekretar Mihal Grameno, keshilltar Sami Pojani)...Gazeta nxjerr ne pah pikepamjet e kunderta. Ndonese "burrat e ketij kuvendi ishin dakord per dialektin elbasanas, si nje dialekt "me i qeruar e me i paperzier me fjale te huaja", u degjuan edhe kundershti, artikuluar si "nje gardh i pakeprxyeshem per dietaret tane, te cilet me teper nuk mund ta perdorin kete dialect. "Zgjim' i Shiqperise", sugjeron perdorimin e dy dialekteve, toske e gege, duke shkruar: "vivllat tona te mesimit te pare, mire do te jete te shtypene me te dy dialektet, gegerisht e toskerisht; po nga keto dy dialekte te xgjedhim ate me te perodrshem nde popull".( nr. 36, date 1 tetor 1909).


Ceshtja kishtare ne Parlamentin xhonturk?


Gjate periudhes se Rilindjes dhe me pas tematika e besimit fetar, e ndikimit dhe e rolit sidomos te klerikeve ne zhvillimet politike e shoqerore zinte vend te rendesishem edhe ne faqet e shtypit te viteve 1908-1912. Ne menyre te vecante gazeta "Zgjim'i Shqiperis" e trajtoi kete teme per natyren dhe poziciomin antishqiptar dhe antikombetar te autoriteteve te klerit dhe te qarqeve besimtare. Kleri orthodoks, sidomos, duke zbatuar politiken e Patrikanes se Stambolles, ushtronte dhune psikologjike ndaj besimtareve. Ne predikimet e tyre, kleriket, muhamedane dhe te krishtere orthodokse, i frikesonin besimtaret: "Po te kendoni e te shkruani gjuhen qe flisni (gjuhen shqipe - P.S.), si dhe po ta perdorni ate nde gjerat e fese (beses), do te mos vini ne paradhis-xhenet dhe fene do ta humbisni". Gazeta shqiptare e Janines, ne rastin konret, i krahasonte kleriket me gogolet, dordolecet, qe bujqet e bostanxhite i venin ne mes te arave per te trembur zogjet.( artikulli "S'ka gogole", "Zgjim'i Shqiperise", nr. 71, date 8 mars 1910). Nje prej shkrimeve qe beri jeone dhe ngjalli diskutime ishte ai me titull "Ceshtja kishetare ne parlament" (nr. 23, date 17 gusht 1909). Gazeta, pasi informon per debatet e zhvilluara ne Parlamentin osman ne javen e pare te muajit gusht 1909, si dhe per reagimet e gazetave greke , ve ne dukje se "Bisedimi mbi kete ceshtje asfare nuk u pelqyeu deputeteve greke". Jepen detaje nga diskutimet e deputeteve greke si "Honeua, Manopuli etj., per te argumentuar kundershtine e tyre ndaj permbajtjes se bisedimeve parlamentare, stusnin ide, sikur edhe disa deputete myslimane paskeshin thene se "nuk eshte mire te ngjallme kombe te tjera". Kauza e drejte e shqiptareve orthodokse ne kerkim e mbrojtje te identit kombetar, fetar e kulturor behet objekt trajtimi edhe ne shkrimin "Marrezim'i kishes orthodhokse ne kisht' e tjera" ("Zgjimi i Shqiperise", nr. 35, date 1 tetor 1909), ku pohohet: "... si na treguan pleqte, ndeper kishet orthodhokse nde Shqiperi kendoheshin shqip...Nder ato kohera pse Patrikana nuk e ndalonte kendimin e gjuhes shqip?" dhe per argument jepet shembulli i kishes se Mesollogjit me 1836". Me tej thuhet se "pas ngjarjeve te vitit 1876, gjuha shqip u shkruajt, te krishtere e myslimane, te cilet zune te kuptoneshin per qellime atdhetarizmit, edhe qe atehere shohim se Patrikana zuri nje tjater taktike, nje tjater rruge, d.m.th., ate qe mban edhe sot, edhe kerkon cdo kombesi ta humbase dem nde qellimet politike te saj".


* Gazetare dhe pedagoge ne degen e Gazetarise, Universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkoder