Prindërit të cilët humbasin fëmijën e tyre, si pasojë e abortit të padëshiruar, shpesh herë e kanë shumë të vështirë që ta kalojnë dhembjen për një kohë të shkurtër.


Për këtë arsye japonezët kanë shpikur një traditë e cila po përhapet me shpejtësi edhe në vendet perëndimore.


Sipas traditës në tempujt kryesor të vendit dhe në varreza  vendosen statujat Jizo që sipas traditës japoneze budiste mbrojnë foshnjat e palindura në jetën e përtejme.


Statujat janë të veshura me rroba të ngrohta me shpresën se do të bëjnë të njëjtën gjë edhe për foshnjat e palindura.


Kjo traditë ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .


Amerikania Angela Elson ka thënë për Neë York Times se statuja i kishte sjellë asaj një paqe dhe qetësi pas dështimit të foshnjes së saj vetëm 10-të javëshe.


Kjo është një mënyrë shumë e mirë që unë mos ta harroj fëmijën tim krejtësisht, ka thënë ajo.


Në Japoni përveç statujave ekziston edhe Shoqata e Abortit e cila u vjen në ndihmë me këshilla grave që kanë pësuar një abort.


Ajo gjithashtu shpërndan certifikata, organizon ceremoni përkujtimore, mbjell lule e pemë në përvjetoret e foshnjave, si dhe ngre fonde bamirësie në nder të fëmijëve të abortuar.


\Oranews.tv\


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter