GjermaniAs televizor, as telefon dhe as internet. Të dielën pasdite, rrjeti Telekon regjistroi probleme të mëdha mbi funksionimin e tij në territorin gjerman, në veçanti në disa qytete të mëdha, si Berlini, Hamburgu dhe Frankfurti dhe në Ruhrgebiet, zonat më të populluara për nga dendësia në Gjermani.


Jemi duke punuar për të zgjidhur problemin, – ka bërë të ditur agjencia, e cila ka folur për një sulm hakerësh.


Kompania ka saktësuar se nuk është në gjendje të përcaktojë një orar për rifillimin e shërbimit. Që në muajin qershor Deutsche Telekom kishte verifikuar një problem për shkak të një gabimi në bazën e të dhënave që kishte penguar kartat sim të celularëve të lidheshin korrekt me internetin.


Një zëdhënës i Deutsche Telekom i ka thënë agjencisë së shtypit Dpa, që ndërmarrja ka rënë me shumë mundësi viktimë e një sulm hakerësh. Zotërojmë elementët e parë për të konfirmuar se kemi qenë viktimë e një sulmi kibernetik, – lexohet në një tweet pas analizave të bëra nga ekspertë të sigurisë informatike të Telekom.


28 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)