TOKIO- Një tërmet me magnitudë 6 ballë u lokalizua mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve veriore të Japonisë, por nuk ka asnjë alarm për cunami, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 03:29 GMT, në Oqeanin Paqësor, pranë rajonit Miyagi, që u shkatërrua nga tërmeti me magnitudë 9 ballë, më 11 mars të vitit 2011.

"Nuk ka asnjë alarm për cunami", theksuan burimet zyrtare japoneze.
(m.a/ata/BalkanWeb)