Në një ceremoni të veanti për personazhet e suksesshëm të artit e biznesit, organizuar nga UAC Global School of Management, në Tiranë, e ftuar ka qenë edhe producentja dhe moderatorja e Tv Klan, Rudina Magjistari. Në një postim të bërë në profilet e saj sociale, Rudina ka shprehur mirënjohje për vlerësimin që i është dhënë nga kjo shkollë biznesi.


Në postimin e shoqëruar me fotot e eventit, vihen re mes të pranishmëve edhe emra të njohur të showbiz-it dhe biznesit në Shqipëri. Krahas Rudinës, pjesë e eventit kanë qenë edhe këngëtaret Aurela Gae e Eli Fara. Po ashtu, të pranishëm të tjerë, emra të njohur të biznesit, politikës, artit e gazetarisë.


Certifikatën me titullin Honorary Professor, moderatorja e ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale, bashkë me mesazhin falënderues për këtë pjesëmarrje: E nderuar nga UAC GLOBAL SCHOOL OF MANAGEMENT, Florida USA, me titullin HONORARY PROFESSOR, një ceremoni që vleresoi gjithashtu edhe punën e disa prej njerëzve më të shquar të biznesit, artit dhe kulturës në vendin tonë. Faleminderit per vlerësimin!