Pas myftiut të Shkodrës edhe imami Ahmet Kalaja kundërshton zhvillimin e zgjedhjeve më 25 qershor.


Duke e konsideruar qëndrim personal, Kalaja thotë se Dita e Bajramit nuk mund të bëhet objekt pazaresh e paçavuresh dhe se kjo ditë gëzon shenjtëri. Sipas tij, forcat politike duhet të reflektojnë.


Postimi i plotë në Facebook:


ZGJEDHJET MË 25 QERSHOR!!!!! TALLENI JU!!!


Qendrim, personal si qytetar si shqiptar si besimtar si musliman si hoxhe apo imam;


Une Ahmed Kalaja;


Nuk e besoj kurre qe;


Data e zgjedhjeve do te jete më 25 qershor?!


Gjithmone ritheksoj faktin se prononcimet e mia ketu ska perse te komentohen si mbeshtetje apo pozicionim politik apo partiak jo se nuk lejohet pozicionimi fetarisht po niveli edhe “dashamiret ” do e shfrytëzonin si rast te majmë per te nxjerre mllefet e zilite e xhelozite e tyre te kalbura e si pasoje te behej lajm apo te ndermerreshin qendrime te caktuara.


Kur e degjoja si lajm aspak se kam marre seriozisht sepse kjo nuk mund te ndodhe; nuk mund te ndodhe as duhet te ndodhe qe dita e Bajramit dita e festes gezimit lumturise e shperblimit hyjnor te behet objekt pazaresh, pacavuresh.


Dita e Fiter Bajramit te ne myslimanet gezon shenjteri te veçante eshte dite pushimi ne kalendarin vjetor te muslimaneve po edhe te te festave zyrtare te shtetit shqiptar, nderrmarrja e nje hapi te tille nga parlamenti do te ishte nje ogur i keq marteses se brishte dhe nje tregues se torta e qeverise teknike eshte e helmuar jo e bekuar.


Forcat politike kane kohe per te reflektuar deri te henen edhe kete ta marrin ne konsiderate perndryshe per ne do te jete teper ofenduese, jo me dite gezimi e feste po nje dite e hije zeze diskriminuese e asaj pjese te popullisise autoktone qe paten dore vendimtare ne pavarsine e ketij kombi edhe ne shtetformimin e tij te pare po qe edhe udhehoqen me largpamesi institucionet e para te shtetit te brishte te sapo formuar etj etj.


Akoma nuk e besoj se nuk eshte per tu besuar!!!!!


Apeloj si qytetar si besimtar forcat politike te reflektojne;


Apeloj zerat besimtare pavaresisht besimeve brenda partive te reflektojne;


Apeloj qytetaret besimtare brenda forcave politike te reflektojne pavaresisht besimeve te reflektojne;


Apeloj te gjithe pa perjashtim per reflektim civil qytetar se me te vertete do te ishte turp i madh.


Sikur po apeloni besimtaret te mos jene pjese e votimeve ne diten e shenjte te tyre;


Prandaj Kujdes.


Faleminderit për mirëkuptimin edhe durimin.


 



/Ora News.tv/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter