Transporti rrugor në Shqipëri nuk do të jetë e vetmja alternativë ndërlidhëse midis qyteteve në një të ardhme të afërt, pasi qeveria ka vendosur që në këtë mandat të dytë ti jap prioritet investimeve në infrastrukturën hekurudhore, me projektin e parë madhor që do të jetë rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe degëzimi me Rinasin.


Kosto totale e këtij projekti vlerësohet në shumën prej 90.45 milionë euro dhe do të financohet kryesisht nga BERZH, por nga sirtari i qeverisë duket se ka dalë rishtazi një tjetër projekt madhor në këtë drejtim, që ishte premtuar më 9 maj 2018 edhe nga ish-ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri.






























Po flasim për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Shkodër, një projekt që spas zv/ministrit të Transporteve, Artan Shkreli pritet të nisë së shpejti dhe do të bëjë që treni në këtë linjë të ecë me shpejtësi 120 km/h.


Shkreli shkruan në Facebook se pas studimit të fizibilitetit, fillon projekti ekzekutiv për rehabilitimin e hekurudhës që do të lidhet me rrjetin evropian hekurudhor.


Ai ka shpërndarë edhe fotot nga takimi përuruese me partnerët, ku janë vendosur pajisjet matëse në lokomotivën aktuale, si akt i parë vlerësimi të parametrave të trajektores ekzistuese.


Gazeta Shqip