Alba Hoxha, 20 vjeç

Alba Hoxha, 20 vjeç


Njëra brune dhe tjetra bionde. Nuk janë velina siç jemi mësuar ti shikojmë deri tani në emisione të ngjashme, por balerina profesioniste.


Alba Hoxha 20vjeç dhe Ensa Llaci 21vjeç janë dy bukuroshett sexy që do të shoqërojnë çdo mbrëmje dyshen simpatike, Sajmir Kodra dhe Gent Zenelaj në programin më të ri investigativ në ekranin e Tv Klan, Stop


Ensa Llaci, 21 vjeç

Ensa Llaci, 21 vjeç


Balerina brune Alba është studente në universitetin e Arteve për koreografi, ndërsa Ensa e ka mbaruar këtë universitet po për koreografi.


Dy bukuroshet e gjata dhe me trupin e tonifikuar nuk janë të panjohura për publikun shqiptar. Ato kanë mëse dy vjet që janë pjese e trupës profesionistë të baletit në Tv Klan të drejtuar nga maestro, Albi Nako.


Alba dhe Ensa kanë qenë pjesë e koreografive në spektaklin Dance with me, X Factor, Musical e shumë programe të tjera në Klan./Tv Klan