16 korrik 2016

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet e orëve të fundit në Turqi ku rendi kushtetues u prek rëndë nga akte për rrëzimin me dhunë të një Qeverie të zgjedhur demokratikisht.

Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte dhe tentativa për marrjen e pushtetit përmes dhunës dhe shpreh mbështetjen e plotë për Presidentin Erdogan, Qeverinë dhe rendin kushtetues në Turqi.

Presidenti Nishani uron kthim sa më të shpejtë të rendit publik dhe qetësisë në rrugët dhe qytetet e Turqisë dhe populli mik turk t'i kthehet jetës normale.