Të paktën 16 persona kanë mbetur të plagosur në një zjarr që shpërtheu në një pallat 12-katësh në Bronks, në Nju Jork. Zjarrfikësit kanë saktësuar se kanë persona janë në gjendje të rëndë për jetën.


Flakët janë përhapur në një dyqan mobiliesh në katin e nëndheshëm. Bëhet fjalë për incidentin e dytë të tillë në pak ditë dhe po në të njëjtën zonë: në 29 dhjetor, 12 persona humbën jetën nga një zjarr që u shkaktua nga një fëmijë i cili po luante me fishekzjarr.


Zjarri ka rënë në një pallat, i cili ndodhet pranë kopshtit zoologjik të Bronksit, duke u përhapur me shpejtësi në katet e mësipërme. Për të shuar flakët, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e 200 zjarrfikësve. Këta të fundit, sipas autoriteteve, kanë mbërritur në vendngjarje në më pak se katër minuta.


3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)