Kërcënimet ndaj Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama, por edhe prezenca në Bularat e nxitja e thirrjeve antishqiptare në varrimin e Konstadinos Kaçifas, i kushtoi shtrenjtë eurodeputetes qipriote Eleni Theocarus, e cila u shpall non grata nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.


Në bashkeveprim ndërinstitucional dhe pas vlerësimit te kryer nga institucionet e specializuara, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i propozoi Ministrise se Brendshme shpalljen non grata (person i padëshirueshëm ne Shqipëri) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous. Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vlerësimit dhe ne mbështetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kërkesën e MEPJ, njoftuan autoritetet shqiptare.


Por Theocarus, e cila i kujtoi Shqipërisë se nuk hyn në BE me gjak nuk e ka vonuar shumë përgjigjen ndaj MEPJ, teksa provokon sërish duke e quajtur shpalljen non ngrata një titull nderi për të.


Ashtu siç kishte parashikuar, eurodeputetja thotë se do të shtrojë çështjen Kaçifas në Parlamentin Europian dhe sipas medias greke Hellas Journal, kjo do të ndodhë të hënën.


Hellas Journal e ka pyetur Theocarus për vendimin e shtetit shqiptar dhe ajo është përgjigjur duke thënë: Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar e diktatorial si ai i Edi Ramës në Shqipëri.


Ajo ka shtuar se do të vijojë që të mbështesë Vorio-Epirin. Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit, thotë eurodeputetja qipriote.


10 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)