Aktorja dhe këngëtarja Nora Muqaj, së shpejti do të paraqitet në disa role të filmave, të cilët do të shfaqen në disa qytete të Kosovës dhe në Llozanë të Zvicrës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në një bisedë për gazetën Tribuna. Ndër të tjera Nora ka zbuluar se së shpejti do të sjellë diçka të re edhe në muzikë...




Njihet si këngëtare dhe aktore njëkohësisht. Ajo jeton në Zvicër, ndërsa në skenën shqiptare u bë e njohur përmes këngëve e roleve të ndryshme. Është kjo Nora Muqaj e cila duket se po i kthehet zanatit të vjetër, aktrimit, pasi që kohëve të fundit e kemi parë më aktive në muzikë.

AdPlatformZone = {id: "8bc4ee166",format: "410x0"};


Në një intervistë për Tribuna, Muqaj, tha se është duke punuar në disa filma. Së fundmi aktorja njëkohësisht edhe këngëtarja, Nora Muqaj, kishte qenë e angazhuar në një film të metrazhit të gjatë, “Patikat i kam diku”, që së shpejti do të shfaqet në Llozanë të Zvicrës.




“Kohët e fundit kam qenë e angazhuar në një film të metrazhit të gjatë, që titullohet “Patikat i kam diku”, dhe së shpejti do të shfaqet në Llozanë të Zvicrës. Është me regji të Burim Halitit, skenar të Naser Shatrollit.Në këtë film do ta kem rolin kryesor të femrës Nita, e cila njihet si një këngëtare e njohur e përkrahur nga aktori Naser Qevani, me rolin e luanit”, tha aktorja Muqaj në fillim të bisedës.




Muqaj me videoklip të ri për fansat




Ndër të tjera artistja e këngëtarja foli edhe për pjesëmarrjen e saj në festivalin 9/11, në të cilin kishte luajtur rolin e Artës në filmin “Vibrime në mesnatë”. “Pjesëmarrja në këtë festival, ka qenë e mrekullueshme. Gjatë tërë kohës publiku ka qenë nën tension, dhe për mua ka qenë filmi më i mirë i festivalit, ndërsa së shpejti do të paraqitem edhe në qytetin e Suharekës me filmin “Në Kohë”, shtoi Muqaj, e cila pret që së shpejti të marrë një rol edhe në “Teatrin Kombëtar”.




Ndërsa sa i përket, asaj se ku ndjehet më mirë, në muzikë apo në film. Këngëtarja nuk arriti që të bëjë dallimin e njërës prej tjetrës, kështu që ajo u përgjigj se veten e ndjen mirë në të dyja. “Unë veten e ndjej mirë në të dyja. Qoftë aktrim, qoftë në këngë”, tha Nora.




Kur bëhet fjalë për projektet e tjera muzikore apo filma, këngëtarja tha se pas suksesit me këngën “In Love”, dhe “Veç me Ty”, së shpejti do të sjellë edhe një videoklip të ri për fansat e saj. “Klipi i fundit në bashkëpunim me Mark Markun dhe kënga e punuar nga Juliana Box, janë të fundit ato që janë lansuar, ndërsa së shpejti do të vij me videoklip të ri për fansat e mi”, tha Nora Muqaj në fund të bisedës.




Ndryshe, bëhet e ditur se Nora dhe këngëtari i njohur Mark Marku me të cilin së fundi erdh me një këngë në bashkëpunim, po jetojnë një lidhje dashurie.