Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me homologun e tij Norvegjez Jens Stoltenberg ne Oslo. Ne konferencen e perbashket per shtyp Berisha dhe Stoltenberg theksuan angazhimin e dy qeverive te tyre per te rritur bashkepunimin.

Stoltenberg deklaroi se Norvegjia do rrise bashkepunimin ne fushen e energjise dhe me gjere me Shqiperine.
Patem nje takim te shkelqyer dhe zhvilluam diskutime per marredheniet bilaterale midis Shqiperise dhe Norvegjise. Jemi dy vende qe kemi marredhenie shume te mira bilaterale. Shqyrtuam mundesine e zgjerimit te bashkepunimit vecanerisht ne fushen e energjise ne sektorin hidro-energjtik ku kompanite norvegjeze dhe nje kompani e quajtur Statkraft po marrin pjese ne zhvillimin e nje projekti te madh te hidrocentraleve ne Shqiperi ne Devoll. Gjithashtu diskutuam potencialin e zhvillimit te bashkepunimit ne te gjitha format e energjise te energjise se gjelber energjise diellore por gjithashtu edhe gazit projektit Trans Adriatik Pipeline TAP i cili eshte ne plan per te kaluar permes Shqiperise tha Stolenberg.

Stolenberg u shpreh se vendi i tij mbeshtet Shqiperine ne integrimin e saj ne BE ndersa vleresoi edhe performancen ekonomike te Shqiperise. Jemi shume te impresionuar nga Shqiperia. Ne kemi pare nje performance ekonomike jashtezakonisht te mire te bazuar ne rritjen ekonomike. Veshtire se ndonje vend tjeter ne Evrope ka patur rritje ekonomike me larte dhe me te forte se Shqiperia tha Stoltenberg.

Berisha u shpreh se ceshtja me madhore e diskutuar mes tyre ishte energjia. Dy nder kompanite me te medha norvegjeze ne fushen e energjise Statkraft dhe Statoil jane te perfshira thellesisht ne punen ne Shqiperi. Edhe kompani te tjera po punojne. Kryeministri me siguroi se do fuqizojme bashkepunimin ne kete fushe kaq nevralgjike sic eshte energjia theksoi Berisha.