Leonard Karaj

Atdhe Nuhiu shënon për Riedin, Salihi luan si zëvendësues në fitoren e Rapidit, Bogdani, titullar ndaj ish-skuadrës së tij, Siena ndërsa për Kapllanin nuk ka vend as në kupë.Me modesti ka pohuar se nuk do të mund të arrinte asnjëherë atë çka ka bërë Hamdi Salihi tek skuadra e Riedit, ndrysa shifrat nisin të flasin të kundërtën. Atdhe Nuhiu, talenti shqiptar që luan për Kombëtaren Shpresa të Austrisë ka sigluar golin e parë në debutim me fanellën e Riedit, fill pas largimit të Hamdi Salihit. Nuhiu është marrë nga drejtuesit e këtij klubi pikërisht për të zëvendësuar largimin e sulmuesit shqiptar nga radhët e Riedit. Nuhiu shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij në transfertën e vështirë ndaj Austria Vjenës (1-1) pasi vendasit i kishte kaluar në avantazh Mamadou Diabang. Për t’u theksuar është fakti se fill pas ndeshjes së Shpresave Austri-Shqipëri ku Nuhiu shënoi dy gola ndaj kuqezinjve “të vegjël” të Artan Bushatit deklaroi se dëshironte me çdo kusht pasaportën shqiptare për të luajtur me kombëtaren e Josip Kuzhesë. Ndërkaq po në kampionatin austriak Hamdi Salihi luajti si zëvendësues në fitoren e Rapidit jashtë fushës ndaj SV Kapfenberg (0-1). Shkodrani u fut në lojë në minutën e 53’ në vend të Branko Boskoviç. Ndërsa golin e fitores për “miqtë” nga Vjena e shënoi Andreas Dober. Vazhdojnë “ditët e zeza” për sulmuesin e kombëtares shqiptare Edmond Kapllani në Bundesliga 2. Tek Augsburg sulmuesi shkoi për të pasur më shumë hapësira aktivizimi teksa nuk ka bërë ende debutimin e tij me këtë skuadër. Madje Kapllani nuk ka gjetuar hapësira as në ndeshjet e kupës, të cilat shihen më së shumti si të dorës së dytë përkundrejt kampionatit. Augsburg fitoi ndaj Freiburg mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-0 ndërsa Kapllani nuk ishte as në pankinën e ekipit. Në kampionatin italian, Kievo e Erjon Bogdanit barazoi në fushën e Sienës duke vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Futbollisti shqiptar luajti si titullar dhe u zëvendësua vetëm në minutën e 77-të të takimit nga Pablo Granoçe.