Ekipi i emisionit Shqiptarët për shqiptarët udhëtoi në fshatin Dishnicë të Korçës.


adoleshentja-768x431


Këtu jeton familja Kokonozi. Vajza e vogël e famljes quhet Kristjana, është 15 vjeç. Kristjana nuk arrin dot të flasë, është prekur skolioza dhe epilepsia. Situata është tepër dramatike pasi mjekët i kanë thënë prindërve se jeta e vajzës është në rrezik madje në moshën 16 vjeçare do të jetë fatale.


Kristjana nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë. Nuk ka asnjë mikeshë, ajo njeh vetëm familjen e saj, askënd tjetër. Për shkak të gjendjes shëndetësore ajo sot po lufton për jetën. Dhimbjet e kockave që i shtypin mushkëritë i shtohen edhe krizat e herë pas hershme të epilepsisë. Adoleshentja nuk arrin dot ti thotë familjarëve për dhimbjet por shtylla kurrizore e deformuar flet vetë.


Ndonjëherë më kafshon nga inati që nuk ia kuptoj dot dhimbjet që ka, më çjerr. Nuk e kuptoj se çfarë përpiqet të më thotë. E di që ka dëshirë të shprehet. Do doja të ishte e zonja për veten, ose të kërkonte njëherë bukë me gojën e saj. Më lëngon shumë zemra. Shpëtimi i vetëm është operacioni sa më parë,-thotë e ëma e vajzës.


Nuk ka asnjë ankesë të formuluar, por veç lotët që i shkojnë çurg faqeve. Në portret Kristjana duket sikur nuk ndien dhimbje, duke sikur në çdo moment buzëqesh. Motra e saj e madhe e cila është dhe mbështetja e saj, shkëmbi që e mban me shpresë thotë se portreti i buzëqeshur i së voglës, ua dyfishon dhimbjen më shumë. Sa vij nga shkolla merrem me motrën , me lojërat formuese, e kam regjistruar në një shkollë speciale por nuk kemi makinë ta dërgojmë atje, Dua vetëm që motrës ti shpëtohet jeta asnjë tjetër,-thotë motra e Kristjanës.



Familja Kokonozi ka të ardhura modeste, mbahen vetëm me rrogën modeste të kryefamiljarit. Mjekët i kanë thënë familjes se operacioni në shtyllën kurrizore i Kristjanës kushton 25.000 euro. Për prindërit kjo është një shumë që ata as nuk mund ti afrohen me të ardhurat që sigurojnë. Për prindërit kjo është një dramë e rëndë dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta shpëtuar. Madje ata janë përpjekur të shesin edhe shtëpinë që e kanë në ndërtim e sipër. As kredi nuk kanë përfituar dot, shtëpinë nuk ua blen njeri.


Adelina e ëma e vajzës nuk e kalon pragun e derës dhe kujdeset çdo moment për të bijën e sëmurë. Sot ajo u bën thirrje shqiptarëve për ndihmë. Kur ishte 11 muajshe, mjekët më thanë se ka kaluar temperaturë të brendshme, para 2 vite e gjysmë nisi ti deformohej kurrizi. Në Athinë na thanë se operacioni duhet ti bëhet brenda 3 muajsh, na thanë që nuk dihet nëse do shkojë 16 vjeç, kur ajo fle gjumë e kontrolloj nëse ende merr frymë. Nuk më zë gjumi. Më është përvëluar zemra, nuk ka më keq për një nënë që shikon fëmijën të rënkojë-shprehet e ëma.


Ndërhyrja duhet të kryhet sa më shpejtë pasi jeta e saj është vërtetë në rrezik serioz. Por a do ketë shpresë për Kristjanën? Këtë përgjigje e japin shqiptarët