Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës pas ngritjes së aktakuzave nga prokuroria e Gjykatës Speciale, tha se nuk ka bërë krime lufte.


thaci


Gabime në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë. Edhe po të kthehesha në periudhën e Millosheviçit do ti përgjigjesha plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyr kurrë në hak asnjë qytetari serb apo shqiptar, u shpreh ai.


Ai akuzoi drejtësinë ndërkombëtare se vepron me dy standarde. Do të isha i lumtur që drejtësia ndërkombëtare të kishte standarde të njëjta me Kosovën dhe Serbinë. Ja ku jemi sot, Serbia ecën me përmbushjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosova nuk ka liberalizimin e vizave, shtoi ai.