Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të mundësojë hapjen e listave 100% dhe jo vetëm në mënyrë fiktive.



Hajdari tha sot në Kuvend se nuk ka besim te kryeministri Edi Rama se do e lejojë hapjen e listave.


Ajo tha se më këtë lëvizje do të mundësohet që në Kuvend të mos futem vetëm lëpirësat e kryetarëve’, por kandidate që do sjellin ndryshimin për qytetarët.


Dy zgjedhje, nëse kjo opozitë nuk ka rendësi, hajde ikim të gjithë, sillemi njësoj si ata që ishin jashtë, e mos votojmë absolutisht asgjë, por nëse këtu kërkohet vota jonë, atëherë duhet të jemi të vetëdijshëm që opozita këtu ka vota solemne dhe nuk ka për ti çuar dëm në interesat e ngushta të disa personave.


Të zgjedhin mes tre kryetrarëve që duan ta zaptojnë Kuvendin me lëpirësat e tyre dhe kandidatëve që do të dalin para shqiptareve me argumente se çfarë do të sjellin në sallë.


Ndryshimet kushtetuese nuk bëhen në mënyre të njëanshme, se pa betejën e Hajdarit, Murrizit, Gjonit e të tjerëve, të shumë njerëzve jashtë Kuvendit për të ngritur zërin për një votë për të hapur listat nuk besoj se kjo beteje do shkonte.


Nuk kam besim të Rama, se ai është gati të hapë listat, kam një thirrje për të vijë këtu të flasë realisht, nëse flasim për hapje listash, ti hapim të plota 100%  jo fiktive, se edhe gratë të konkurrojnë, të dalin para qytetarëve dhe të marrin votat. Të vijnë njerëzit me vlera, që nuk e shesin bregdetin e bëhen plaçke për çdo biznesmen që e kërkon dhe nuk ia jep qytetarit, tha Hajdari./ Panorama.al