Krisja që përjetoi 26-vjeçari Isco me trajnerin Santiago Solari duket se është reflektuar edhe në kombëtaren spanjolle, me teknikun Luis Enrique që e ka lënë jashtë grumbullimit për sfidën ndaj Norvegjisë në Mestalla e planifikuar për 23 mars e më pas për takimin me Maltën në 26 mars.


Në të vërtetë mesfushori spanjoll ka qënë gjithnjë pjesë e listës së të grumbulluarve në kombtare por roli i cunguar që ka patur këto kohë tek Reali mes duket ka ndikuar në vendimin e trajnerit Enrique edhe pse ky i fundit nuk e ka fshehur kurrë preferencën që ka për Iscon. Lidhur me gjëndjen e mesfushorit 26-vjeçar 20 dhjetorin e shkuar trajneri i përfaqësues spanjolle citohet të ketë thënë se përgjatë një sezoni ka gjithnjë ulje dhe ngritje për një lojtar të caktuar.


Në gjashtë ndeshjet e fundit kam grumbulluar 32 lojtarë por për ndeshjet kualifikuese sigurisht që do të jem i vëmendshëm ndaj risive dhe zhvillimeve specifike për lojtarë respektivë. Që nga ndeshja e tij e fundit me fanellën e përfaqësueses që daton 18 nentorin e shkuar kundër Bosnjes Isco ka luajtur vetëm 478 minuta.


Këtyre të dhënave për Iscon për më tepër i shtohen edhe disa episode të tjera, si marrëdhënia e tij me kapitenin Ramos që nuk është ndër më optimalet apo momenti kur ai vendosi të mos udhëtonte me skuadrën pasi mësoi se trajneri Solari e kishte lënë jashtë për sfidën e kthimit në Champions përballë Ajaxit.


Të gjithë faktorë që duket se kanë ndikuar në vendimin e trajnerit Enrique për ta lënë atë jashtë grumbullimit të kombëtares. Pak pasi lista e përfaqësues u bë publike për sfidat ndaj Norvegjisë dhe Maltës Isco ka reaguar në rrjetet sociale duke shkruar një mesazh domethenës lufto për një mundësi, sikundër kishte bërë më parë mbi lajmin e rikthimit të Zinedine Zidane ne stolin e Los Blancos ku shprehej se ky ishte një lajm i mirë për të gjithë.