Edhe pse u diskutua shumë e ardhmja e Lionel Messit te Argjentina, pas kritikave që i mori pas humbjes në finale të Kupës së Amerikës, ylli i Barcelonës është ftuar në kombëtare për ndeshjet e shtatorit.




Messi i kishte kërkuar trajnerit Gerardo Martino që të mos ftohej në kombëtare, ku parashihej edhe largimi i tij nga Argjentina.

Por në listën e lojtarëve të ftuar te Argjentina për ndeshjet e radhës së kombëtarëve, figuron edhe emri i katër herë fituesit të Topit të Artë.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Skuadra e plotë e Argjentinës




Portierë: Sergio Romero (Manchcester United), Nahuel Guzman (Club Tigres).




Mbrojtës: Agustin Marchesin (Santos Laguna), Pablo Zabaleta (Manchester City), Facundo Roncaglia (Genoa), Ezequiel Garay (Zenit), Nicolas Otamendi (Valencia), Marcos Rojo (Manchester United), Milton Casco (Neëell's Old Boys), Martin Demichelis (Manchester City).




Mesfushorë: Ramiro Funes Mori (River Plate), Javier Mascherano (Barcelona), Ever Banega (Sevilla), Lucas Biglia (Lazio), Javier Pastore (PSG), Erik Lamela (Tottenham Hotspur), Roberto Pereyra (Juventus), Fernando Gago (Boca Juniors), Angel Di Maria (PSG).




Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Carlos Tevez (Boca Juniors), Gonzalo Higuain (Napoli), Ezequiel Lavezzi (PSG).