Monika Kryemadhi ka komentuar për herë të parë refuzimin e deputetit të LSI-së, Lefter Koka për lënien e mandatit.


Në një prononcim për mediat, ajo me qetësi tha se kjo është e drejta e tij, pa dhënë shumë detaje.


“Është zgjedhja e tij, prandaj kërkojmë demokraci. Në demokraci çdo njeri ka të drejtë të bëjë atë që do”, deklaroi Kryemadhi.


Lidhur me protestën e sotme, Kryemadhi tha se e vetmja dhunë që po ushtrohet është ajo nga qeveria.


Gazeta Shqip