Philippe Coutinho duket se nuk po kalon një periudhë të mirë të Barcelona. Braziliani nuk po arrin të gjejë formën e tij më të mirë në Camp Nou që kur u transferua nga Liverpool në janarin e vitit të kaluar. Zërat e merkatos flasin për një largim të mundshëm të 26-vjecarit dhe skuadrat e para të interesuara për shërbimet e tij, janë PSG dhe Manchester United. Coutinho u ble nga Liverpool për 135 milionë euro, por deri tani paraqitjet e tij nuk kanë qenë në nivelin e pritur ndaj dhe nuk përjashtohet një largim para kohe i tij nga Camp Nou.