Pas përfundimit të ndeshjes së sotme në stadiumin Redi Maloku të Fushë Krujës, ku Kastrioti mposhti Kukësin me përmbysje, me rezultatin 2-1, klubi verilindor ka shkarkuar nga detyra trajnerin Ramazan Ndreu.


Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi verilinor nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa si shkak mësohet se është bërë qëndrimi pasiv i Ndreut në pankinë.


Për këtë pasivitet Ndreu u pyet edhe në emisionin Gol pas Goli në Supersport dhe tha se kishte qëndruar në pankinë, pasi nuk donte që të tensionohej situata, duke qenë se kishte drejtuar disa herë Kastriotin.


Njoftim i Klubit!

FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojën dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka pasur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun.