Nga numërimi i 186 kutive në Qarkun e Beratit, shumicën e votave e ka marrë Partia Socialiste, e ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa PD renditet në vend të tretë. Qarku i Beratit ka 305 kuti në total.


Nga të dhënat më të fundit të gazetarëve të Ora News në Berat, bëhet me dije se PS ka marrë 26.754 vota, LSI 12.551 vota dhe PD 9963 vota.


Sipas rezultateve, LSI merr dy mandate dhe kandidatët që sigurojnë ulësen në Parlament janë Nasip Naço dhe Gledion Rehovica. Pa mandat mbetet deputetja aktuale e LSI, Silva Caka. 


Partia Demokratike siguron vetëm një mandati deputeti dhe ai i përket Eduart Halimit, ndërsa Partia Socialiste siguron 4 mandate, përkatësisht Blendi Klosi, Ermonela Valikaj, Adnor Shameti dhe Fadil Nasufi


Klikoni ketu per tu informuarZgjedhjet, mbi 2000 QV të numëruara: PS 75 mandate, PD 42, LSI 20


Klikoni ketu per tu informuarExit Poll-i kombëtar: PS merr 45-49 % te votave, PD e dyta, LSI e treta


Klikoni ketu per tu informuarMinute pas minute te gjitha zhvillimet ne diten e zgjedhjeve 25 qershor 2017



/Oranews.tv/


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter