TIRANË - Numërimi i më shumë se gjysmës së kutive të votimit në të gjithë republikën, ka nxjerrë edhe një panoramë më të qartë të përqindjeve që kanë marrë partitë në secilin qark, por edhe emrat e parë të deputetëve. Rezultati momental është, PS-ja dhe PD-ja nga 67 deputetë dhe pas tyre vjen LSI-ja, me tre, ndërsa PBDNJ-ja, PR-ja dhe PDI-ja mund të marrin nga një deputet.





Pothuajse është zbardhur enigma e emrave të deputetëve që do të jenë të pranishëm në Kuvend për katër vitet e ardhshme dhe tashmë priten vetëm disa lëvizje të vogla. Ata që rrezikojnë më shumë janë deputetët fundorë të secilës parti, ndërsa pjesa më e madhe e tyre tashmë mund ta konsiderojnë veten të ulur në karriget e Kuvendit. Këto janë të dhënat paraprake deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.





Tirana ka treguar një balancë të madhe mes dy partive kryesore dhe diferenca bëhet nga një numër tepër i vogël votash. Numërimi ka nisur shumë pozitiv për PD-në, pasi kutitë e para që u numëruan ishin ato të Kamzës. Në këto zonë PD-ja ka marrë një diferencë katastrofike, prej rreth tetë mijë votash.





Por, hapja e kutive të qytetit të Tiranës ka kthyer barazinë. Ajo që mund të quhet surprizë është fakti që në Tiranë ka mundur që të marrë një deputet edhe PR-ja. Ndërkohë, LSI-ja duket se do të mbetet jashtë listës fituese për Tiranën.





Kjo është një goditje shumë e rëndë për këtë parti, pasi mbetet jashtë kryetari Ilir Meta. Ky i fundit kishte shprehur bindje absolute që do të merrte shumë deputetë në Tiranë, por tashmë, pasi është numëruar më shumë se gjysma e kutive, e gjen veten nën kuotën e 5%-shit, që do të thotë jashtë listës.





Durrësi ka qenë gjithmonë një qytet i paparashikueshëm dhe këtë herë ka anuar nga PD-ja. Kjo forcë duket se ka marrë shtatë deputetë kundrejt pesë që ka marrë Partia Socialiste. Ndërkohë, deputeti i fundit i ka shkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kandidati i kësaj partie është Lefter Koka, ish-kryetar i Bashkisë së Durrësit, nën mandatin e PS-së.





Numërimi i votave në Shkodër duket se po përfundon pa ndonjë surprizë të madhe. Partia Demokratike mund të marrë shtatë deputetë kundrejt katër që merr Partia Socialiste. Ajo që kishte shumë shpresa për të marrë një deputet ishte PDK-ja, por nuk ia ka arritur qëllimit, pasi ka mbetur në shifrën 2.83%, pra poshtë kufirit 5%.





Për qarkun e Kukësit panorama duket disi e qartë, teksa PD-ja ka grumbulluar rreth 58% të votave, ndërsa PS-ja vetëm 20%. Por, ekuacioni zgjedhor mund të ndryshojë nga një forcë tjetër e majtë, që është PSD-ja. Kjo parti ka marrë diçka më shumë se 10%, në një kohë kur kanë mbetur për t'u numëruar edhe kutitë e fundit. Nëse e majta arrin të rikuperojë në këto kuti një numër votash që është ekuivalenti i 6%-shit, atëherë rezultati i tanishëm 3-1, mund të ndryshojë në 2-2.





Për Qarkun e Lezhës duket se situata ka mbetur në vendnumëro, PD-ja katër mandate dhe PS-ja tre të tillë. Përqindjet e partive në këtë qark janë 44% PD-ja dhe 30% PS-ja, ndërsa forcat e tjera janë shumë larg arritjes së një deputeti. Në këto zonë ka mbetur pa numëruar Kurbini, i cili mund të ndryshojë numrin e karrigeve në Kuvend, në favor të PD-së.





Edhe Qarku i Dibrës duket se ka mbaruar punë me deputetët e tij. PD-ja ka marrë 49% të votave, ndërsa PS-ja 31.2%. Forca e tretë është LSI-ja, me 5.2%, por pothuajse pa asnjë shans për të marrë një deputet.





Qarku i Elbasanit ka mbetur në një barazim absolut, por që mund të ndryshojë gjatë orëve të natës. Ky qark i rëndësishëm ka 14 deputetë, por që deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm janë ndarë 7 me 7. Duke llogaritur përqindjet, PS-ja ka marrë 43.28%, ndërsa PD-ja 37.76%. Pas tyre vjen LSI-ja, me 4.89%.





Diferenca prej gjashtë për qind dhe numri i votave të marra nga PSD-ja, mund të sjellin ndryshim rezultati, duke i dhënë avantazh PS-së. Kjo forcë mund t'i marrë një deputet PD-së dhe kjo do të sillte një ndryshim të ndjeshëm rezultati, nga 7-7 në 8-6 për PS-në. Ato që do të numërohen gjatë mëngjesit të sotëm janë votat e qytetit të Elbasanit, teksa PS-ja ka marrë shumë vota në Librazhd, Përrenjas dhe Gramsh.





Qarku i Fierit pothuajse nuk ka pasur asnjë surprizë dhe votat janë ndarë mes PS-së, PD-së dhe LSI-së. Socialistët kanë marrë 48.78% të votave, PD-ja 31.9 dhe LSI-ja 5.6%. E përkthyer në mandate, kjo sjell nëntë deputetë për PS-në, gjashtë për PD-në dhe një për LSI-në.





Berati është ndarë në mënyrën që ishte parashikuar, teksa PS-ja duket se do të marrë pesë mandate kundrejt dy të PD-së dhe një të LSI- së. Ndërsa në përqindje, ky qark është ndarë, PS-ja 48. 25%, PD-ja 26.04% dhe LSI-ja 11.06%. Në këtë qark pretendojnë për të marrë deputetë G99-a dhe PR-ja, por kjo enigmë pritet që të zbardhet në orët e para të paradites së sotme.





Qarku i Vlorës ka një projeksion të qartë, ku shumicën dërrmuese e ka marrë Partia Socialiste. PS-ja ka marrë 43.13, ndërsa PD-ja 27.84. Në këtë qark me 12 deputetë shfaqen edhe dy forca të tjera, të cilat deri tani kanë arritur që të kenë nga një deputet. PBDNJ-ja, me 7.3% të votave, duket se e ka shumë të sigurt një deputet. Po ashtu, duket se e ka edhe PDI-ja, me 4.06%.





E përkthyer me karrige në Kuvend, situata e Vlorës është: 6 PS-ja, 4 PD-ja, 1 PBDNJ-ja dhe 1 PDI-ja. E vetmja enigmë e këtij qarku është fakti që PDI-ja mund të ulet në përqindje, pasi janë numëruar të gjitha zonat me banorë çamë, ndërsa PS-ja mund të rritet dhe t'ia "rrëmbejë" asaj këtë mandat.





Zona e Korçës është e vetmja ku nuk mund të thuhet asgjë, pasi situata është tepër e qartë. PS-ja është në një avantazh të lehtë ndaj PD-së, por kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me mandatet, që janë 6-6.





Gjirokastër, misteri i kutive të minoritetit





Qarku i fundit, Gjirokastra, për momentin mund të thuhet se ndahet në rezultatin 3-2 për PS-në, por gjithçka mund të ndryshojë dhe ky ndryshim mund të prekë edhe Vlorën. PS-ja ka marrë 48.36% të votave, PD-ja 35.84% dhe PBDNJ-ja 2.31. Ai që ndryshon ekuacionin e Gjirokastrës është minoriteti.





Deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm nuk ishin hapur ende kutitë e fshatrave minoritare, ku ka jo pak, por 13 mijë votues. Misterit i shtohet edhe fakti që në këtë zona kandidojnë tre minoritarë, që janë Vangjel Dule, Vangjel Tavo dhe Spiro Ksera, respektivisht të PBDNJ-së, PS-së dhe PD-së.





Të tre këta kandidatët pretendojnë se mund të marrin një numër të madh votash. Nëse ai që do të hynte në listën fituese do të ishte Vangjel Dule, atëherë do të ndryshonte edhe situata në Vlorë, pasi mund të hyjë në listën fituese numri dy i PBDNJ-së në këtë qark, që është Harallamb Pandeki.





E njëjta gjë mund të thuhet se mund të hyjë i dyti i Gjirokastrës, Kristo Kamberi. Ky rebus do të zgjidhet brenda ditës së sotme, pasi kryetari i një partie, në rastin konkret, Vangjel Dule, hyn në qarkun që ka marrë më pak vota.







Lista paraprake e deputetëve, sipas qarqeve



Qarku Tiranë





PS-Vasilika Hysi

PS-Besnik Baraj

PS-Kastriot Islami

PS-Sajmir Tahiri

PS-Fatmir Xhafaj

PS-Andis Harasani

PS-Ditmir Bushati

PS-Eglantina Gjermeni

PS-Namik Dokle

PS-Enkelejda Shkreli

PS-Eduart Shalsi

PS-Xhemal Qefalia

PS-Dashamir Peza

PS-Ilir Gjoni

PS-Artan Gaçi

PS-Auron Tare

PD-Sali Berisha

PD-Aldo Bumçi

PD-Rajmonda Bulku

PD-Bujar Nishani

PD-Majlinda Bregu

PD-Gerti Bogdani

PD-Gebnt Strazimiri

PD-Florion Mima

PD-Ilir Rusmajli

PD-Myqerem Tafaji

PD-Luan Skuqi

PD-Tritan Shehu

PD-Viktor Gumi

PD-Arben Imami

PD-Lajla Pernaska

PR-Fatmir Mediu





Qarku Shkodër





PD-Jozefina Topalli

PD-Astrit Bushati

PD-Arenca Trashani

PD-Gëzim Dibra

PD-Gjok Uldedaj

PD-Paulin Sterkaj

PD-Ndue Paluca

PS-Ilir Beqja

PS-Tom Doshi

PS-Ndue Kola

PS-Astrit Beci



Qarku Kukës





PD-Flamur Noka

PD-Besnik Dushaj

PD-Fatos Hoxha

PS-Asllan Dogjani





Qarku Lezhë





PD-Edi Paloka

PD-Mark Marku

PD-Pavlina Hoti

PD-Rajmond Hoxha

PS-Gjok Jaku

PS-Gjovalin Kadeli

PS-Armando Prenga





Qarku Dibër





PD-Jemin Gjana

PD-Sherefedin Shehu

PD-Bedri Hoxha

PD-Selami Xhepa

PS-Sadri Abazi

PS-Qemal Minxhozi





Qarku Durrës





PD-Ferdinand Xhaferri

PD-Albana Vokshi

PD-Gazmend Oketa

PD-Ylli Lama

PD-Osman Metalla

PD-Eduard Halim

PD-Igli Cara

PS-Blendi Klosi

PS-Rudina Seseri

PS-Hazir Gashi

PS-Gazmir Bizhga

PS-Klodiana Spahiu

LSI-Lefter Koka





Qarku Elbasan





PD-Luzim Basha

PD-Ardiana Turku

PD-Adriana Gjonaj

PD-Rrahim Tola

PD-Dashnor Sula

PD-Luçiano Boçi

PD-Sybi Hida

PS-Valentina Leskaj

PS-Ilir Bejtja

PS-Shegushe Ligori

PS-Taulant Balla

PS-Damian Gjiknuri

PS-Agim Leka

PS-Skënder Hasa



Qarku Fier





PS-Gramoz Ruçi

PS-Ermelinda Meksi

PS-Albert Çaci

PS-Fatos Tushe

PS-Armando Subashi

PS-Bashkim Fino

PS-Ervin Koci

PS-Arben Çuko

PS-Piro Lutaj

PD-Sokol Olldashi

PD-Ilir Bano

PD-Mesila Doda

PD-Enkeljd Alibeaj

PD-Vasillaq Ngresi

PD-Fatos Beja

LSI-Dritan Prifti



Qarku Berat





PS-Erion Braçe

PS-Fidel Ylli

PS-Ermonela Velaj

PS-Marko Bello

PS-Edmond Bejko

PD-Genc Pollo

PD-Mehmet Xheka

LSI-Nasip Naço



Qarku Vlorë





PS-Arben Isaraj

PS-Luiza Xhuvani

PS-Arben Malaj

PS-Shpëtim Idrizi

PS-Eltar Dedaj

PS-Fatmir Toçi

PD-Astrit Patozi

PD-Ardian Kollozi

PD-Leonard Demi

PD-Kreshnik Çipi

PBDNJ-Vangjel Dule



Qarku Korçë





PD-Ridvan Bode

PD-Gjergji Papa

PD-Ledina Agolli

PD-Edmond Spaho

PD-Fatbardh Kadilli

PD-Ismail Hoxha

PS-Ben Blushi

PS-Pandeli Majko

PS-Mimi Kodheli

PS-Alfred Dalipi

PS-Arben Ahmetaj

PS-Olta Xhaçka





Qarku Gjirokastër





PS-Arta Dade

PS-Vangjel Tavo

PS-Ethem Ruka

PD-Genc Ruli

PD-Spiro Ksera







Deri në mesnate, barazim mes mandatesh PD-PS

Deri ne 24 e 33 pas mesit te nates, gara elektorale vazhdon me nje barazim mbreselenes. Jane numeruar gjithsej rreth 2800 QV nga 4753 QV gjithsej dhe perqindja eshte disi me e larte per PS, kurse numri i deputeteve luhatet nga barazimi 67 me 67 tek kalimi here i njeres, here i tjetres pale siper ketij numri, por pa kaluar asnjehere numrin 70. Jane ende pa u numeruar thuajse gjysma e votave te shqiptareve dhe ka vonesa ne numerim, madje braktisje komisioni ne dy raste ne Elbasan dhe Tirane nga komisionere te PD-se.



**********







TIRANE- Ndryshime të shpeshta në numrin e mandateve mes dy forcave kryesore, PD-se dhe PS-se. Te dhenat e fundit të publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbështetur nga USAID, në përqindje ne rang vendi kryeson PS-ja, ne diference te ngushte me PD-ne. Nderkohe qe sa i takon mandateve, deri ne oren 19.04, PD-ja ka marre 70 mandate dhe PS-ja, 64. Pas saj, vjen LSI me 3 mandate dhe PBDNJ, PR dhe PDI me nga 1 mandat secila.





Te dhenat e ores 17.26



TIRANË- Deri në orën 17.26, projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbështetur nga USAID,

Publikon të dhëna që nxjerrin në avantazh Partinë Socialiste, ndërkohë që ngushtohet diferenca e mandateve, ku PD-ja kryeson me 2 më shumë se PS-ja.



Berat

Ne 156 QV te numeruara ne Berat, 48.49 perqind e votave shkojne per socialistet, 26.32 perqind per demokratet, LSI ka marre 10.49 perqind dhe PR 5.4 perqind te votave.

Ne kete qark jane per t'u numeruar gjithsej 298 qendra votimi.



Diber

Partia Demokratike kryeson ne Diber pas numerimit te 81 nga 314 qendra votimi, me 46.36 perqind, ndaj 33.11 te PS-se. LSI ka marre 5.9 perqind, PR 3.17 perqind, ndersa PLL 2.51 perqind.



Durres

Numerohen 71 QV nga 352 te tilla ne qarkun e Durresit. Deri tani kryeson PD me 45.65 perqind te votave, e ndjekur nga PS me 36.77 perqind te votave. LSI grumbullon 7.68 perqind te mbeshtetjes, PR 2.04 perqind dhe po aq edhe PDI.



Elbasan

Ne 184 qendra votimi ne Elbasan, 43.23 perqind e votave shkojne per socialistet, 36.87 perqind te votave per demokratet, LSI 5.23 perqind, PSD 2.92 perqind dhe PR 2.19 perqind.



Fier

Ne 162 kuti te numeruara ne Fier, 48.44 perqind e votave shkojne per socialistet, 32.85 perqind te votave per demokratet, per LSI-ne 6.27 perqind, ndresa per PLL-ne shkojne 2.28 perqind te votave. Ne kete qark duhet te numerohen gjithsej 488 qendra votimi.



Gjirokaster

Ne 98 QV te numeruara ne Gjirokaster, 50.71 perqind e votave shkojne per socialistet, per demokratet 34.37 perqind te votave, PBDNJ 2.91 perqind, PDS 1.83 perqind dhe PR 1.77 perqind. Ne kete qark do te numerohen 285 qendra votimi.





Korce

Gare e forte ne Korce ku nga numerimi i 166 QV-ve rezultatet jane;

Keshtu per PD kane shkuar 42.75 perqind te votave, per PS-ne 42.79 perqind te votave, LSI 3.83 dhe 2.01 perqind per PBDNJ.

Ne Korce duhet te numerohen gjithsej 421 qendra votimi, nderkohe qe procesi po ndiqet hap pas hapi nga organizatoret e ECA-s dhe gazetaret ne KQZ.



Kukes

Kryeson bindshem Partia Demokratike ne numerimin e deritanishem te 146 QV-ve ne Kukes.

59.98 perqind e votave per PD-ne, 16.7 perqind per PS-ne, PSD 12.43 perqind dhe 3.4 perqind per republikanet.



Lezhe

Numerohen deri tani 90 qendra votimi ne Lezhe, ku do te dalin 7 deputete fitues.

Rezultatet e deritanishme tregojne se demokratet kane marre 44.73 perqind te votave, socialistet 29.07, LSI 4.22 perqind dhe PSD 2.87 perqind.

Ne kete qark duhet te numerohen votat ne 244 qendra te votimit.



Shkoder

Pas numerimit te 138 qendrave te votimit nga 413 gjithsej, ne Shkoder kryeson PD me 47.56 perqind te votave duke lene pas PS me 31.72 perqind, PDK 2.8 perqind, LSI 2.7 perqind dhe PR 2.31 perqind.



Tirane

Numerohen 308 QV nga 826 te tilla ne qarkun e Tiranes. Deri tani kryeson PS me 43.96 perqind te votave, e ndjekur nga PD me 42.51 perqind te votave. LSI grumbullon 4.26 perqind te mbeshtetjes, ndersa PR 1.48 perqind te votave.

Ne qarkun e Tiranes do te dalin fitues 32 deputete.



Vlore

Numerohen 157 QV ne Vlore, prej nga ku do te dalin 12 deputete fitues.

Rezultatet e deritanishme tregojne se socialistet kane marre 43.29 perqind te votave, demokratet 27.22 perqind, PBDNJ 6.7 dhe PDI 4.35 perqind te votave.



Përqindjet e partive ne rang vendi

PS 41.29 %

PD 39.45 %

LSI 4.86 %

PR 2.18 %

PBDNJ 1.36 %

PDI 0.89 %







Te dhenat e ores 16.00





TIRANË- Një orë para përfundimit të afatit zyrtar të numërimit të votave, Eca-Kliik publikon rezultatet më të fundit dalë nga qendrat e numërimit. Sipas të dhënave të publikuara në faqen online të kësaj organizate, PD është në avantazh me 4 mandate më shumë se PS.





Në rang vendi: PD 68 mandate, PS 64 mandate, LSI 3 mandate, PR 2 mandate, PLL 1, mandat, PBDNJ 1 mandat, PDI 1 mandat







Mandatet sipas qarqeve





1.Ne Tirane, nga 32 mandate, 16 shkojne per PS-ne, 15 per PD, 1 per PR.



2. Ne Shkoder, nga 11 mandate, 7 shkojne per PD-ne dhe 4 per PS



3. Ne qarkun e Durresit nga 13 mandate, 7 shkojne per PD-ne, 5 per PS-ne, 1 per LSI-ne



4. Ne qarkun e Elbasanit nga 14 mandate, 7 shkojne per PS-ne, 7 per PS



5. Ne qarkun e Fierit nga 16 mandate, 8 shkojne per PS-ne, 6 per PD-ne, 1 per PLL-ne dhe 1 per LSI



6.Ne qarkun e Beratit nga 8 mandate, 4 shkojne per PS, 2 per PD, 1 per PR dhe 1 per LSI



7. Ne Korce nga 12 mandate, 6 shkojne per PD-ne dhe 6 per PS



8. Ne Vlore nga 12 mandate, 6 shkojne per PS-ne, 4 per PD-ne, 1 per PDI-ne, 1 per PBDNJ



9. Ne Lezhe, nga 7 mandate, 5 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS



10. Ne qarkun e Dibres nga 6 mandate, 4 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS



11. Ne qarkun e Gjirokastres, nga 5 mandate, 3 shkojne per PS-ne dhe 2 per PD



12. Ne Kukes nga 4 mandate, 3 shkojne per PD-ne dhe 1 per PS





************





'Eca-Kriik', mandatet në çdo qark





ora: 12:45



TIRANE - Pese ore para perfundimit zyrtar te mbylljes se numerimit te votave, 'Eca-Krrik' na sjell disa te dhena qe tregojne orientimin e votave ne secilin qark. Lufta mes partive kryesore Partise Demokratike dhe asaj Socialiste do te vazhdoje e ashper deri ne kutine e fundit. Deri tani mesohet se jane numeruar nje e katerta e votave ne rang vendi.



Sipas të dhënave te fundit (ndryshojne cdo moment) Partia Socialiste del në avantazh kundrejt PD-së. Kështu PS kryeson me 40.93 % të votave, ndërsa PD ka 39 .55 % të votave në rang vendi. Si forcë e tretë politike deri në këto momente është LSI me 5. %, më pas vjen PSD 2.25 %, PR 2.15 %, PBDNJ 1.4 %, PDI 0.94 % , PLL 0.85 %, G99 0.85 %, PDK 0.81 % dhe PAA 0.7 % .







mandatet-tabela



Qarku i Beratit: nga 8 mandate, 4 shkojne per PS, 2 per PD, 1 per PR dhe 1 per LSI



Qarku i Dibres: nga 6 mandate, 4 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS-ne.



Qarku i Durresit nga 13 mandate, 7 shkojne per PD-ne, 5 per PS-ne, 1 per LSI-ne.



Qarku i Elbasanit nga 14 mandate, 7 shkojne per PS-ne, 6 per PD-ne dhe 1 per LSI-ne.



Qarku i Fierit nga 16 mandate, 8 shkojne per PS-ne, 6 per PD-ne, 1 per PLL-ne dhe 1 per LSI-ne.



Qarku Gjirokaster, nga 5 mandate, 3 shkojne per PS-ne dhe 2 per PD-ne.



Qarku Korce nga 12 mandate, 6 shkojne per PD-ne dhe 6 per PS-ne.



Qarku Kukes nga 4 mandate, 3 shkojne per PD-ne dhe 1 per PS-ne.



Qarku Lezhe, nga 7 mandate, 5 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS-ne.



Qarku Shkoder, nga 11 mandate, 7 shkojne per PD-ne dhe 4 per PS-ne.



Qarku Tirane, nga 32 mandate, 16 shkojne per PD-ne dhe 16 per PS-ne.



Qarku Vlore nga 12 mandate, 6 shkojne per PS-ne, 3 per PD-ne, 1 per PDI-ne, 1 per PBDNJ-ne dhe 1 per PSD-ne.



Keto jane te dhenat e publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, mbeshtetur nga USAID, deri ne oren 12:24 minuta.





********





"Eca Kriik" jep rezultatet, PS avantazh në Tiranë





ora: 08:30





TIRANË- Qarku Tiranë numërohen 121 kuti, (826 totali) në avantazh është PS me 45.6% të votave të numëruara. PD rezulton me me 39.8% të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim 4.62%, LZHK 1.32%, PR 1.2%, PSD 1%.





Qarku Kukës, numërohen 75 kuti (217 totali), kryeson PD me 59%. PS me 16.26% të votave, PSD 12.3%, PR 4.8%, LSI 2,4%, PLL 1,2%.



Qarku Berat, 53 kuti të numëruara PS 46,8%, PD 28.3%, PR 7.2%, LSI 12.1%.



Qarku Durrës 72 kuti të numeruara (352 gjithsej), PS 40.7 %, PD 48.5 %,LSI 4.6 %



Qarku Vlorë 52 kuti (345 totali), PS 43.6 %, PD 26.2 %, LSI 2.8%, PDS 5.9%, PBDNJ 4.9%. PAA 1.8%



Qarku Fier, numërohen 51 kuti (488 gjithsej), PS 48.9%, PD 33.2%, LSI 4.9%, PLL 3.4%, PSD 1.0%, PR 1.5%





Qarku Gjirokaster, 50 kuti të numëruara (285 gjithsej), PS 42.2 %, PD 42.8 %, PR 2.7, PSD 2.3 %, LSI 1.7%.





Qarku Korçe 58 kuti të numeruara nga 421 gjithsej: PD 43.4%, PS 39.9%, PBDNJ 2.4%, LSI 4.2%, PR 1.6%, PSD 1%



Qarku Lezhë 15 kuti te numeruara nga 244 gjithsej: PD 51.3 %, PS 28 %, PSD 5.8 %, PAA 3.6 %, PSV91 3.0 %



Qarku Dibër numërohen 19 kuti (314 gjithsej): PD 45.8%, PS 34.2%, LSI 5.6%, LZHK 2.9%, PR 1,7%, PSD 1.2 %



Qarku Shkodër 45 kuti të numëruara nga 413 gjithsej: PD 47.2%, PS 33.7%, PR 4%, LSI 2.7%,PDK 2.5%,PAA 2.1%



Qarku Elbasan 62 kuti të numeruara nga 550 gjithsej: PS 43.6%, PD 36.6, LSI 6.6%, PR 2,4%, PSD 1.3%, PDI 1.3%





****************





Zgjedhjet, rezultatet e para zyrtare



ora 03:00





TIRANË- Hapja e kutive të para të votimit ka përmbysur krejtësisht situatën e paraqitur nga sondazhet dhe exitpoll-et pasdites.





Të dhënat nga qytetet e Tiranës, Korçës dhe Beratit kanë nxjerrë si favorite Partinë Socialiste, e cila në këto qytete kryeson me më shumë se 10 për qind të votave në krahasim me Partinë Demokratike.





Kjo e fundit projektohet si fituese në qarqet e Kukësit dhe Lezhës me një diferencë shumë të madhe. Rezultatet paraprake që publikohen nga Shekulli janë grumbulluar deri në orën 03.00 të mëngjesit.





Rezultatet e para në Tiranë kanë qenë surprizë edhe për Partinë Socialiste. Kutia e parë që është hapur dhe numëruar është e zonës së Kamzës. Në të kryeson PS me 48% të votave e ndjekur nga PD me 38.5.





Kjo është vetëm kutia e parë por në një zonë të konsideruar si bastion të PD-së. Ndërkohë në Korçë PS kryeson me 56.82% më shumë se dy kutitë e para. Në Berat socialistët janë gjashtë për qind përpara.





Ndërkohë PD kryeson ndjeshëm në zonat e Kukësit dhe të Lezhës. Në Kukës janë hapur 41 kuti votimi dhe PD kryeson me 54.26% të votave kundrejt 13.22% të PS-së. Edhe në Lezhë avantazhi i PD-së është i lartë. Në dy kuti ajo ka grumbulluar me rreth 20% më shumë vota se sa PS.





Për rrethet e tjera situata është ende e paqartë pasi numërimi i votave ka nisur shumë me vonesë dhe ende nuk janë publikuar rezultatet e para.

Ajo që bie në sy në këto zgjedhje është numri tepër i vogël i votave që kanë marrë partitë e vogla.





Përveç LSI-së në Berat dhe PSD-së në Kukës, partitë e tjera të vogla janë pothuajse të papërfillshme. Kreu i ECA, Ilirjan Celibashi, ka shpjeguar rreth orës 02.30 të ditës së djeshme se projeksionet do të marrin formën e qartë rreth orës 05.00 të mëngjesit, kur të jetë numëruar një përqindje e mirë e votave që kanë dhënë shqiptarët në 28 qershor.





Në orët e paradites pritet që situata të qartësohet tej mase dhe në këtë kohë mund të flitet për një fitues të qartë.

Në Gjirokastër në tre kutitë e para të votimit nga numërimi, kryeson PS me 49.02%, e ndjekur nga PD me 43.14%.





Tiranë 1

PS 48.22

PD 38.51

LSI 3.56

PSD 3.24

PAA 2.27

PR 1.29





Korçë 3 kuti



PS 56.82%,

PD 40.15%,

PSD 1.52%,





Kukës 14



PD 54.26%,

PS 13.22%,

PSD 17.4%,

PR 6.59%,





Lezhë 2



PD 46.95

PS 24.41

PR 5.16

PDK 4.23

LDK 3.76



Berat 7



PS 41.85

PD 35.83

LSI 7.31

PR 5.82%,





Gjirokastër 3 kuti votimi





PS: 49.02%,

PD: 43.14%,

BLD:3.92%,

PSD: 3.92%.



-------------------------------------------------------------------------------------------------