Ankara - Zëvendëspresidenti amerikan Jo Biden ka mbërritur sot në Ankara të Turqisë për një vizitë zyrtare.

Ai është takuar me presidentin e vendit Recep Tayyip Erdogan, ku ka diskutuar për rolin më të madh të të dyja vendeve në lidhje me çështjen e Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak.

Raportohet se zoti Biden ka udhëtuar në Turqi për të bërë presion për qasje në bazën ajrore Inxhirlik, që koalicionit ndërkombëtar kundër grupit ekstremis, do t'i mundësonte të jetë më afër caqeve të militantëve në Irak dhe Siri.